Mungesë fitimesh, Netflix do të bllokojë shpërndarjen e fjalëkalimit

Netflix do të bllokojë shpërndarjen e fjalëkalimit të llogarisë nga përdoruesit. Platforma online që transmeton filma, seriale dhe dokumentare, njoftoi planin e ri, pas një kontrolli financiar lidhur me fitimet.

Netflix numëron 137 milionë përdorues, prej të cilëve 13 milionë nuk paguajnë tarifën mujore. Kjo i ka shkaktuar kompanisë një humbje financiare prej 135 milionë dollarësh.

Shefi i produksionit, Greg Peters, tha se Netflix është në dijeni të fenomenit të shpërndarjes së informacioneve të qasjes nga përdoruesit. Aktualisht, kompania ka limituar numrin e përdoruesve në 4 për një llogari, ndërsa abonimi mujor fillon nga 9 dollarë deri në 16 dollarë.

SHKARKO APP