Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare që njihet ndryshe edhe si “gjyshja e përrallave”

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e dhjetra roleve në teatër dhe kinema Marika Kallamata. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Marika Kallamata është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Ministria e kulturës Elva Margariti bën me dije në “Facebook” se homazhet do mbahen nesër në ambientet e arTurbinës nga ora 11:00 deri në 13:00.

Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.
Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!
U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!

Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00”, shkruan Margariti.

SHKARKO APP