FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Ismet Peja, një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës shqipe, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë medije i biri, Visar Peja me anë të një njoftimi në rrjete sociale.

JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Peja është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit. 83 vjeçari i lindur në Gjakovë është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare, Ismeti filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Ai është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?