Ndërpriten punimet në mozaik, Neritan Ceka: Është shkelur ligji i arkeologjisë dhe cënohet monumenti i kulturës

Prej 15 ditësh ka nisur puna, për zbatimin e projektit të  Bashkisë së Tiranës për rehailitimin e zonës pranë Mozaikut të Tiranës, monument kulture i kategorisë së  parë.

Në këtë zonë është parashikuar, ndërtimi i një shatërvani dhe park pushimi.

Hapja e një grope për instalimin e depozitës së ujit që do furnizonte  shatërvanin, ka zgjuar polemika , pasi sipas specialistëve në këtë zonë ka të dhëna për potencial arkeologjik.

Drejtori i mozaikut te Tiranës njëkohësisht Drejtor i  Drejtorisë Rajonale të monumenteve të kulturës, Olsi Plasa , thotë se hapja e gropës dhe betonizimi i saj është monitoruar nga specialistët dhe nuk ka të dhëna arkeologjike

 “Ne kemi rënë dakord që i gjithë shefi nuk do të ketë gërmimi, dhe nëse do të ketë punime ne do të duhet të shkojme për të marrë leje. Ne e kemi venë re se nuk ka probleme”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër ai pranon se do kryhen gërmime pikërisht në këtë zonë.

Ndërsa arkeologu Neritan Ceka, pasi vëzhgon materialin  në terren, thotë se këto punime janë të jashtë ligjshme.

“Në mënyrë absolute të gjithë kjo që ndërtohet është e paligjshme dhe duhej gërmuar dhe të çlirohej monumenti dhe të vendosen bunkierë betoni”, është shprehur Ceka.

Punimet parashikohen sipas tabeles njoftuese që do të zgjasin 5 muaj. /abcnews.al

SHKARKO APP