Në botën e artit të fëmijëve të ushtarakëve

Ministria e Mbrojtjes është angazhuar për tu krijuar kushte sa më të mira jetese familjeve të trupave të Forcave të Armatosura. Fëmijët e efektivëve të FA po aktivizohen në kurse dhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive që organizohen nga Qendra Kombëtare e Kulturës.

Dhjetëra fëmijë ushtarakësh e punonjësish civilë të Ministrisë së Mbrojtjes ndjekin kurset artistike pranë Qendrës të Kulturës, ku marrin mësime nga profesorë dhe artistë të njohur të skenë sonë.

“Forca e Armatosur, një familje e madhe nuk është thjesht klishe. Çdo javë, dhjetëra fëmijë ushtarakësh e punonjësish civilë të Ministrisë së Mbrojtjes ndjekin kurset artistike pranë Qendrës sonë të Kulturës, ku marrin mësime nga profesorë dhe artistë të njohur të skenës”, shprehet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesor Zhani Tase i cili zhvillon kursin e pikturës për këto fëmijë shprehet se, “çdo fëmijë është artist dhe ka botën e vet. Ne përpiqemi që ti japim mundësi që ata këtë botë ta çlirojnë në mënyra të ndryshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?