Nexhmije Pagarusha për herë të parë në skenë, Ciko: Në gjunjë dhe e përulur nisi të këndonte

Një histori e rrallë është treguar nga maestro Zhani Ciko, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në Ora Televizion. Gjatë një bisede me moderatorët, maestro tregoi herën e parë që Nexhmije Pagarusha kishte hipur në skenën shqiptare. Bëhet fjalë për vitet 1970 atëherë kur Shqipëria ishte e izoluar. Një mur hekuri na ndante edhe me Kosovën.

“Unë isha emëruar Drejtor Artisitik në Teatrin e Operas dhe Baletit. Një ditë më mori në telefon ish ambasadori Behar Shtylla. Sot do vijë një artiste nga Kosova të japë shfaqje në mbrëmje në koncertin e Ansamblit Këngëve dhe Valleve. Do ta prisni ju dhe do i krijoni mundësi të bëjë prova dhe të vishet. Duam që të dalë në shfaqje në mënyrë dinjitoze. Porosita Agim Krajkën dhe orkestrën. Pa e ditur fizikun e saj, zgjodhëm kostumin e Lunxhërisë. Më thanë që do vinte Nexhmije Pagarusha, por nuk më thonte asgjë ky emër. Bëri provat dhe ishte gati për në skenë. U ulëm në llozhë për të parë Nexhmije Pagarushën. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Sapo u tha emri, në momentin kur po duartrokitej, Nexhmija doli në skenë e përulur në gjunjë dhe me duar të mbledhura. Ashtu e përulur shkoi deri në mes të skenës ku ishte mikrofoni. Nuk ishte dalje në skenë e një këngëtarjeje të thjeshtë, por e një artisteje me botë të madhe shpirtërore. Ky ishte impakti i parë me Nexhmije Pagarushën. Dhe me kokë ulur dhe me mikrofonin në dorë, nisi të këndonte: “Unë ty të kam dasht ije prej së vogli e fëmijë.” Këngë për nënën.Kishte zgjedhur një këngë simbolike. Ishte gjetje shumë e studiuar, për nënën Shqipëri. Ishte rrënqethese. Salla u elektrizua dhe pamë që kemi të bëjmë me një këngëtare të kualitetit të lartë dhe një artiste unike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?