Një lakuriqësi që grish meditim estetik
Nga: Albert Vataj
Le t’i hedhim një sy kësaj vepre të pikturuar nga Hippolyte Flandrin “Një ri lakuriq ulur buzë detit”.
Në bitim 1832, piktori i ri fitoi çmimin Prix de Rome, si mjeshtri i tij Ingres, 30 vjet më parë, dhe shkoi në Villa Medicis në Romë për të përfunduar trajnimin e tij për 5 vjet.
Kjo vepër është një studim nudo që Hippolyte Flandrin e pikturoi në vitin 1835-1836 dhe e dërgoi në Paris për të justifikuar përparimin e tij.
Duke braktisur çdo pretekst narrativ ose historik, lakuriqja e saj, duke formuar një rreth para detit fton meditim.
Shembull perfekt i estetikës neoklasike të studentëve Ingres, kjo nudo e rafinuar, e pozuar përballë një peizazhi detar që thekson çuditshmërinë e skenës, tregon rinovimin e ndërmarrë nga ky brez piktorësh për të orientuar estetikën antike drejt një shijeje bashkëkohore.