Një nga historitë më të njohura nga Dhiata e Vjetër, është një përsëritje e saktë e legjendës greke të Herakliut

Samsoni, i fundit nga gjyqtarët e izraelitëve të lashtë, kishte një forcë shumë të madhe fizike, e cila fshihej tek flokët e tij të gjatë. Ndër veprat mbinjerëzore të kryera nga Samsoni në Bibël, është vrasja e një luani me duart e tij, mposhtja e një ushtrie filistine, duke përdorur vetëm nofullën e një gomari, dhe shembja e Tempullit të Dagonit mbi veten e tij.
Duke pasur një ngjashmëri të rëndësishme me figurat tashmë ekzistuese të folklorit fetar, përfshirë Enkiduin sumer dhe Herakliun grek, interpretimi bashkëkohor e sheh Samsonin si një interpretim hebre, të një historie legjendare që tashmë ekzistonte. Ajo i përket shekullit XIII-të Para Erës Sonë, duke i paraprirë me 500 vjet Librit të Gjykuesit, pavarësisht pohimeve nga tradicionalistët biblikë se Samsoni ishte një person real, historitë e Herakliut dhe Samsonit janë shumë të ngjashme.
Herakliu, ashtu si Samsoni, vrau një luan me duart e tij, të dy burrat i prishën portat hyrësë të qytetit, që të dy u tradhtuan nga gratë e tyre jo besnike, që ishin në fund fajtore për rënien e tyre. Po ashtu, Enkidui, së bashku me Gilgameshin, ishin burra shumë të fortë, që bashkuan forcat për të mposhtur Demin e Qiellit, si një sfidë ndaj Ishtarin, dhe vdiqën për shkak të arrogancës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?