Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Opera e Vienës, Saimir Pirgut i ndodh e papritura

Kultura E shtunë, 21 Dhjetor 2019 09:29
Opera e Vienës, Saimir Pirgut i ndodh e papritura
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Asnjëherë s’e dimë çfarë heqin artistët për të sjellë në skenë një vepër operistike apo teatrale. Gjërat duken kaq të bukura kur i shohim sa ndonjëherë na duket punë e thjeshtë të aktrosh, të këndosh apo të hiqesh sikur je mirë gjatë rolit. Dje isha në shfaqjen premierë të “La Boheme” në Operën e Vjenës ku personazhi kryesor ishte Saimir Pirgu dhe ndodhi diçka e komplet e papritur. Duket sikur Saimiri jeton në Vjenë sepse ka shfaqje të shpeshta këtu. Por në fakt kjo është hera e dytë që vjen për sivjet pasi ka bredhur gjithë globin nga Los Angelos, Australi dhe Kinë. Salla ishte e mbushur superplot me sy kureshtarë që prisnin çfarë do të ndodhte. Biletat ishin shitur që në gjysmën e këtij viti kur janë publikuar datat. “La Boheme” flet për historinë e dashurisë së Rodolfos që e luante Pirgu dhe Mimit nga Irina Lungu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të dy ishin komshinj e filluan të ndjejnë për njëri-tjetrin pasi Mimi shkoi në shtëpinë e Rodolfos për t’i kërkuar një qiri. Gjatë çdo momenti të shfaqjes Saimiri ishte në skenë pa pushim, përveç rasteve kur ndërrohej skenografia e duhej të ndërrohej. Gjatë gjithë kohës mendoja: si mund të mbajë mend njeriu aq shumë fjalë përmendësh? Përveç kësaj të lëvizë lart e poshtë e të këndojë në të njëjtën kohë? Nuk e di, por artistët meritojnë respektin tonë maksimal për punën e veçantë e tepër të lodhshme që bëjnë. Gjatë historisë së dashurisë Mimi sëmuret dhe po rënkonte në krevat. Ndërkohë Rudolfo i shkretë i shprehte dashurinë duke i thënë fjalët që çdo femër do të donte të dëgjonte. Në momentin më kulminant të shfaqjes ndodhi diçka e papritur. Saimiri tek ecte me vrull drejt koleges së tij për ta përqafuar sipas rolit, i rrëshqet këmba në dysheme. Unë e pashë një lëvizje ndryshe por s’e vura re fare me detaje. Mendova që ishte rënie dramatike e shkruar në skenar. Pashë se si Irina u çua nga krevati e u afrua pranë tij për ta mbajtur, sepse ajo e kuptoi që kolegu u vra. Asnjë nga ne s’e kapi që Saimiri ndrydhi këmbën ndërkohë që po këndonte e nuk iu drodh zëri në asnjë moment.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 17 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Shfaqja vazhdoi edhe për të paktën 15 minuta. Ai nuk dukej aspak që kishte dhimbje, e aktronte si normalisht. Pas shfaqjes doli dhe drejtori i “Staatsoper” për t’i dhënë një çmim të veçantë dirigjentit. U shtuan dhe 10 minuta të tjera. Protagonistët e shfaqjes u rreshtuan para skenës duke dëgjuar fjalimet e lëvdatat që i bëheshin atij, përfshirë këtu Saimir Pirgun i cili nuk e jepte veten për atë që kishte ndodhur. Pas shfaqjes shkëmbejmë disa mesazhe e më thotë se ka ndrydhur këmbë. Nuk më besohej! Siç duket, në skenë ka patur pak ujë për shkak se në një rol personazhet po pinin e mund të ketë rrëshqitur diçka.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E takoj në prapaskenë ndërkohë që po e priste ambulanca e po e bënin gati ta merrnin për në spital. Të gjithë të shqetësuar për starin e mbrëmjes. Më erdhi keq që ai i cili na zbukuroi natën me performancën e tij, nuk ishte në terezi për të shijuar suksesin e vet. E bukura është se shfaqja “La Boheme” do të vazhdojë në Staatsoper në datat 22 dhe 25 dhjetor. Kështu që Saimirit i duhet të dalë përsëri në skenë e të performojë për rreth 2 orë e gjysmë, pavarësisht rrethanave. “Normal që kisha shumë dhimbje, por shyqyr shfaqja po përfundonte”-më përgjigjet. Kur e pyes nëse do të vazhdojë të jetë në skenë dy ditë pas lëndimit më thotë: “E ve në diskutim ti? S’ka si të jetë ndryshe.”,– më thotë. Me siguri do t’i duhet të performojë me një protezë te këmba.

Disa nga ju mund të thonë se ndrydhja s’është ndonjë gjë e madhe, po të ishte thyerje hajde de. Është që ç’ke me të kur je para 2300 shikuesve e duhet të hiqesh sikur çdo gjë e ke nën kontroll. Harrojmë ta llogarisim që artistëve edhe po t’u ndodhin shumë ngjarje negative pas skene, përballë nesh duhet të dalin të gëzuar për të na kënaqur neve si shikues. Prandaj herës tjetër kur të flasësh për ndonjë artist, mendoje dy herë e krahasoje me veten tënde. A do të dilje nga shtëpia me këmbë të ndrydhur, dhimbje barku, grip apo thjeshtë se nuk je në terezi atë ditë? Epo këtyre personave u duhet të dalin se s’bën. Saimirin do ta ndjek për kuriozitet në livestream të dielën, në faqen e Operës vetëm për ta parë nëse ka ndonjë ndryshim. Të jesh artist nuk është aspak e lehtë. Duhet të sakrifikosh veten për të tjerët, e kjo është një sakrificë që pas shumë vitesh punë përkthehet në sukses. Asgjë nuk ndodh rastësisht! Kushdo është aty ku është për një arsye. /Dritane.net/

Etiketat e lidhura

Opera e VienësSaimir Pirgu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.