Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Panairi i Librit ngre nesër siparin, 100 ekspozues e 80 promovime të reja

Kultura E martë, 12 Nëntor 2019 12:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Panairi i 22-të i Librit ngre nesër siparin në Pallatin e Kongreseve, në orën 9:00. Për 5 ditë, 100 ekspozues, ndër të cilët botues, institucione kulturore e përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, do të mund të njohin lexuesin me prurjet e fundit të librit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk do të mungojnë as përfaqësuesit e huaj që jetojnë në Shqipëri e që janë të lidhur me fushën e librit e të kulturës.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, bëri dje me dije se krahas 80 promovimeve, gjatë këtij panairi do të ketë edhe shumë aktivitete që kanë të bëjnë me botimin, përkthimin, si dhe njohjen e kulturës ballkanike e europiane në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Të gjithë botuesit janë të përgatitur, autorët kanë shprehur entuziazëm e përkthyesit po ashtu. Sepse, kjo është një mënyrë e mirë që ata të evidentojnë punën e tyre 1-vjeçare. Ne kërkojmë që t’i orientojmë lexuesit, që ata të dinë se çfarë të kërkojnë në panair. Sepse, është e qartë, mbreti i panairit është lexuesi, ndërsa ne jemi aktorët e synimi ynë është që në fund, lexuesit të mbeten të kënaqur”, tha Ymeri.

Për sa i përket jurisë që do të përzgjedhë botimet më të mira për këtë vit, botuesi tha se prej dy muajsh po punohet në këtë drejtim. Ndërkohë që u zbuluan dje edhe disa nga tematikat që do të diskutohen gjatë ceremonisë së çeljes së Panairit të Librit (në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, ora 11:00), që lidhet me hapat përparimtarë të editorisë, në raport me institucionet shtetërore.

“Ne jemi disa hapa më përpara, duke nisur nga cilësia e punës, marrëdhënia me kulturën evropiane etj. Mirëpo, përballemi me një indiferencë të dukshme të institucioneve shtetërore, kur vjen fjala për të ndihmuar sistemin libror në Shqipëri”, u shpreh Ymeri.

Kryetari i shoqatës së botuesve ndali gjithashtu te problematikat e shumëdiskutuara lidhur me funksionimin e sistemit bibliotekar. Ai u shpreh se gjatë viteve të fundit, ky sistem, veçanërisht për sa u përket bibliotekave publike, nuk ka marrë vëmendjen e merituar, madje është neglizhuar më shumë se vitet e mëparshme.

Në këtë edicion të 22-të të panairit, siç Ymeri tregon, përkthimet kanë marrë vëmendjen maksimale të botuesve.

“Kemi bërë të mundur përkthimin dhe botimin e kryeveprave të letërsisë europiane dhe asaj ballkanike, të cilën për arsye politike, kulturore por edhe mangësive të tjera, nuk e kemi njohur siç duhet”, tha botuesi.

Për të pasionuarit e letërsisë triller, gjatë këtij panairi nuk do të mungojnë diskutimet edhe rreth këtij zhanri.

Tema “A është letërsia triller një risi tek ne, apo trend që vjen nga letërsia europiane?”, fton lexues, përkthyes e autor në një tryezë të përbashkët, ku do të shkëmbehen ide. Sipas Ymerit, Panairi i 22- të i Librit, me të cilin lexuesi do të përballet këtë vit është krahasueshëm me panairet ndërkombëtare. Panairi do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 21:00.

Në datën 16 nëntor, në sallën ovale, ora 12:00 do të bëhet edhe ndarja e çmimeve, ndërsa të dielën që është edhe dita e fundit për këtë edicion të 22-të, panairi do të ulë siparin një orë më herët.

Nga Elia Zaharia te Zija Çela, disa nga surprizat e këtij Panairi

Si fitues i vitit të kaluar, shkrimtari Mehmet Kraja i bashkohet sërish Panairit të Librit me “Identiteti kosovar” të “UET Press”, si dhe ribotimin e “Udhëzime për kapërcimin e detit” të shtëpisë botuese “Onufri”.

“Po risjell këtë roman në vëmendje të ndonjë lexuesi të mundshëm, ndoshta jo për të rikthyer në kujtesë një kohë që nuk na duhet më, por më shumë për të dëshmuar një përvojë shkrimi pak më ndryshe dhe për të mbajtur disi më të plotë tablonë e gjithë mozaikut të letërsisë sonë në një periudhë më të gjatë kohore, e cila tashmë qëndron në kufijtë e historisë”, shprehet Kraja. Edhe shkrimtari Zija Çela vjen në këtë panair me librin e ri “Lavjerrësi i qytetit” (shtëpia botuese “Toena”).

I konsideruar si një nga romanet më të mira postkomuniste, vjen në shqip “Vendi ku nuk vdiset kurrë” i Ornela Vorpsit (shtëpia botuese “Dudaj”). Botimet “UET Press” sjellin në këtë edicion disa botime të personaliteteve më të spikatura si: “Ndikuesit”, e studiueses Belina Budini; “Tirana e nonës”, e Blendi Fevziut; “Anjeza nuk u zgjua”, e Preç Zogajt etj. Ndërsa Elia Zaharia ka vendosur t’i bashkohet ngjarjes më të rëndësishme të librit me një botim për fëmijë. “Trëndafili i bardhë” i dedikohet Mbretëreshës Geraldinë.

“Mezi pres të takohemi në Panairin e Librit! Shpresoj shumë që përralla ime të arrijë në zemrat tuaja”, shkruan Elia në rrjetet sociale./Panorama

Etiketat e lidhura

Panairi i Librit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.