Pas vdekjes ‘ngjitet’ në skenë Nexhmije Pagarusha, Irma Gurakuqi sjell në ‘Festën e Këngës’ ‘Prej se largu të dashuroj’

Ajo është një këngëtare që ka pasur sukseset e saj në fillim të viteve 80-të, ndërsa sot ajo bën koncerte më shumë seç ka bërë atëherë kur ne e larguam nga skena. 90% e artistëve të zgjedhur nga stafi i ‘Festa e Këngës’, janë artistë të larguar padrejtësisht nga skena, nga institucionet dhe nga qeveritë e ndryshme.

Të gjitha kujtimet e artistëve do të vijnë në këtë festival dhe e ftuara e radhës në News24, nën drejtimin e Gjergj Lekës, është këngëtarja Irma Gurakuqi. Ajo është më e njohur sot se në kohën e diktaturës, sepse këndon live jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj me grupin që ajo ka.

Ajo krijoi një grup Melodi, por ëndrrën ja prenë në mes, duke mos e thirrur më në gjysmë fund të viteve 80-të. Me një zë shumë të bukur, por me një mangësi shumë të madhe, sepse nuk kishte miq dhe nuk ishte e futur në rrjetën shumë të ndërthurur të artit dhe muzikës shqiptare, ajo preferoi të bënte një Stop me festivalet ku ajo mori pjesë, sidomos me festivalin e interpretuesve ku mori edhe një çmim të tretë në vitet 80 të anketën muzikore. Irma Gurakuqi në një intervistë të dhënë në Neës24 për Festën e këngës tregon se përse mori pjesë në këtë event.

‘Kënaqësi të jem pjesë e këtij eventi, që do ta ketë kulmin e tij nga data 28-31 maj. Pjesëmarrja ime në këtë festival ishte për një arsye të veçantë, sepse ky eveniment ka një emër të bukur ’jetoje ëndrrën tënde’. Të gjithë kemi pasur dhe kemi ndonjë ëndërr. Ti ke nisur të realizosh një ëndërr, por ajo është ndërprerë papritur në mes për arsye të ndryshme. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që unë të këndoj, t’i këndoj njerëzve, zemrave dhe shpirtit të tyre, ndoshta të zbus një zemër të egër, të ngushëlloj një shpirt të vuajtur. Gjithmonë kam dashur me zërin dhe këngën time t’i ndihmoj sado pak emocionalisht njerëzit’.

Kënga e zgjedhur nga këngëtarja Irma Gurakuqi, është ‘Prej së largu të dashuroj’ edhe kjo një ëndërr njerëzore, dhe është një këngë e kënduar nga këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha. Kjo është një këngë që ka humbur për hir të së vërtetës nga këngët e të madhes Nexhmije Pagarusha. Zakonisht të gjithë këndojnë ‘E duhur jam’, ose ‘Baresha’, dy nga sukseset e Nexhmije Pagarushës, edhe pse ka 600 këngë në repertorin e saj. Kjo këngë risillet sërish në vëmendje në ‘Festa e Këngës’ nga Irma Gurakuqi.

SHKARKO APP