Përkujtohet 120 vjetori i Lasgush Poradecit

Pogradeci përkujtoi në 120 vjetorin e lindjes poetin e liqenit, Lasgush Poradecin. Në një aktvitet të titulluar “Ju më lini të flas unë” vajza e tij Marie Gusho bëri një ekspoze të jetës së tij dhe vështirësive me të cilat ai është përballur në jetë.
sinkron

Ndërsa përkthyesi Prof. Jorgji Doksani tha në fjalën e tij se Lasgushi duhet të cilësohet si një nga përkthyesit më të mëdhenj shqiptarë pas Fan Nolit.

Ndërsa i mirënjohuri i mjekësisë shqiptare Prof.Dr Jovan Basho në kumtesën e tij, bëri një pasqyrim të letërkëmbimeve mjaft miqësore mes Lasgushit dhe gjyshit të tij Jani Basho.

Si pjesë e aktivitetit u shfaq edhe ekspozita e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nën kujdesin e Drejtorit Ardit Bido dhe zv/kryetares së bashkisë znj. Entela Gusho.

Në kinemanë e qytetit një mbrëmje me performanca nga lirikat e poetit shoqëruar nga grupi artistik i Qendrës së Kulturës që mban emrin Lasgush Poradeci mblodhi adhuruesit e poetit.

SHKARKO APP