Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:51 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj! Tania Visirova, balerina pariziane që jetoi në hijen e Mbretit Zog: Dashuria sekrete, dhuratat mbretërore, toka në Xhafzotaj dhe përpjekja për pension nga shteti…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse Iluminizmi nuk ishte “Epoka e Arsyes”

Kultura E mërkurë, 29 Shtator 2021 13:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Henry Martyn Lloyd

Në të dy anët e Atlantikut, grupime intelektualësh u kanë bërë thirrje bashkëkombasve të rrëmbejnë armët. Kështjella e rrethuar në nevojë për t’u mbrojtur, thonë ata, është ajo që mbron shkencën, faktet dhe politikat e bazuara në fakte. Këta kalorës të bardhë të progresit- të si psikologu Stiven Pinker dhe neuroshkencëtari Sem Harris – dënojnë ringjalljen e dukshme të pasionit, emocioneve dhe supersticionit në politikë.

Thelbi i modernitetit, na thonë ata, është aftësia njerëzore për të frenuar forcat përçarëse me arsyen e kokave të ftohta. Ajo që na nevojitet tani, është një rishikim i Iluminizmit. Çuditërisht, kjo pamje rozë e të ashtuquajturës “Epoka e Arsyes”, është krejtësisht e ngjashme me imazhin e avancuar nga kundërshtarët e saj naivë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pikëpamja magjepsëse mbi Iluminizmin, rrjedh nga filozofia e Hegelit, deri te teoria kritike e Shkollës së Frankfurtit në mesin e shekullit XX-të. Këta shkrimtarë, identifikojnë një patologji në mendimin perëndimor, që e barazon racionalitetin me shkencën pozitiviste, shfrytëzimin kapitalist, dominimin e natyrës – madje, në rastin e Maks Horkhajmer dhe Teodor Adorno, me nazizmin dhe holokaustin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, pretendimi se Iluminizmi ishte një lëvizje e arsyes përkundër pasioneve, apologjetëve dhe kritikëve, janë dy anët e së njëjtës monedhe. Gabimi i tyre kolektiv, është ajo që e bën kaq të fuqishme klishenë e “Epokës së Arsyes”. Pasionet – ndikimet, dëshirat, orekset e mishëruara – ishin paraardhëse të kuptimit modern të emocioneve.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Që nga Stoikët e lashtë, filozofia në përgjithësi i ka parë pasionet si kërcënime ndaj lirisë:të dobëtit janë skllevër për ta; të fuqishmit pohojnë arsyen dhe vullnetin e tyre, dhe kështu mbeten të lirë. Kontributi i Iluminizmit, ishte shtimi i shkencës në këtë tabllo të arsyes dhe besëtytnisë fetare, në konceptin e skllavërisë së apasionuar.

Megjithatë, të thuhet që Iluminizmi ishte një lëvizje e racionalizmit kundër pasionit, e shkencës kundër paragjykimeve, e politikës progresive kundër tribalizmit konservator, duket të jetë thellësisht e gabuar. Këto pohime, nuk pasqyrojnë cilësitë e pasura të vetë Iluminizmit, që i vendosën një vlerë shumë të lartë rolit të empatisë, ndjenjës dhe dëshirës.

Iluminizmi, filloi me revolucionin shkencor në mesin e shekullit XVII-të, dhe arriti kulmin gjatë Revolucionit Francez në fund të shekullit XVIII-të. Hegeli, në fillim të viteve 1800, ishte një nga të parët që u hodh në sulm.

Ai tha se racionalja e konceptuar nga Emanuel Kanti – filozofi kryesor i Iluminizmit – prodhoi qytetarë të cilët ishin të tjetërsuar, pa asnjë pasion dhe të zhveshur nga natyra njerëzore, me racionalizmin vrastar të Terrorit Francez si rezultatin logjik.

Megjithatë, Iluminizmi, ishte një fenomen i ndryshëm; shumica e filozofisë së saj qëndronte larg Kantianizmit, e lëre më pastaj nga versioni hegelian i Kantit. E vërteta është se Hegeli dhe romantikët e shekullit XIX-të, të cilët besonin se ishin të nxitur nga një frymë e re e bukurisë dhe ndjenjës, e thërrisnin “Epoka e Arsyes”, për të shërbyer si një paketim për vetë-konceptimin e tyre.

Subjekti i tyre kantian ishte një dordolec prej kashte, ashtu siç ishte racionalizmi dogmatik i Iluminizmit të tyre. Në Francë, filozofët ishin çuditërisht entuziastë për pasionet dhe thellësisht dyshues për abstraksionet. Në vend se të pretendonin që arsyeja ishte e vetmja mënyrë për të luftuar gabimin dhe injorancën, Iluminizmi francez e vuri teksin tek ndjesia.

Shumë mendimtarë të Iluminizmit, mbështetën një version polivokal dhe të gjallë të racionalitetit, i cili ishte i vazhdueshëm me veçoritë e ndjesisë, imagjinatës dhe mishërimit. Kundër brendësisë së filozofisë spekulative – Rene Dekart dhe ndjekësit e tij shpesh ishin të synuarit – filozofët kthyen vëmendjen jashtë, dhe vunë në plan të parë trupin, si pikë të angazhimit të apasionuar me botën.

Mund të shkohet aq larg, sa të thuhet se Iluminizmi francez u përpoq të prodhonte një filozofi pa arsye. Për shembull, për filozofin Etien Bono de Kondilak, nuk kishte kuptim të flitej për arsyen si “zgjedhje”. Të gjitha aspektet e mendimit njerëzor, lindnin nga shqisat tona, thoshte ai – në mënyrë specifike, aftësia për t’u tërhequr nga ndjesitë e këndshme, dhe larguar nga ato të dhimbshme.

Këto nxitës krijuan pasione dhe dëshira, dhe çuan më pas në zhvillimin e gjuhëve, dhe në lulëzimin e plotë të mendjes. Për të mos rënë në kurthin e një artikulimi të rremë, dhe për të qëndruar sa më pranë eksperiencës sensuale, Kondilak ishte një fans i gjuhëve “primitive”, në dallim nga ato që mbështeteshin tek idetë abstrakte.

Për Kondilak, racionaliteti i duhur, u kërkonte shoqërive të zhvillonin mënyra më të “natyrshme” për të komunikuar. Kjo do të thoshte se racionaliteti ishte domosdoshmërisht plural:ai ndryshonte nga vendi në vend, në vend se ekzistonte si një racionalitet universal i padiferencuar.

Një figurë totemike e Iluminizmit francez ishte Denis Didëro. Më gjerësisht i njohur si redaktor i Enciklopedisë (1751-1772), Didëro shkroi vetë shumë nga artikujt subversivë dhe ironikë – një strategji e projektuar pjesërisht, për të shmangur censorët francezë.

Didëro, nuk e shkroi filozofinë e tij në formën e traktateve abstrakte:Së bashku me Volterin, Zhan Zhak Rusonë dhe Markezin dë Sade, Didëro ishte mjeshtër i romanit. Një shekull e gjysmë para se Rene Magrit të shkruante fjalinë ironike “Ky nuk është një tub” nën pikturën e tij “The Treachery of Images” (1928-1929), Didëro shkroi një histori të shkurtër të quajtur “Kjo nuk është një histori”.

Didëro besonte në dobinë e arsyes në ndjekjen e së vërtetës – por ai kishte një entuziazëm akut për pasionet, veçanërisht kur kishte të bënte me moralin dhe estetikën. Me shumë nga figurat kryesore të Iluminizmit Skocez, si Dejvid Hjum, ai besonte se morali ishte i bazuar në eksperiencën sensuale.

Gjykimi etik ishte i lidhur ngushtë, madje në mënyrë të padallueshme nga gjykimet estetike, pretendonte ai. Ne e gjykojmë bukurinë e një pikture, një peizazh apo fytyrën e të dashurit tonë, ashtu siç e gjykojmë moralin e një personazhi në një roman, në një shfaqje apo në jetën tonë – domethënë, gjykojmë të mirën dhe të bukurën drejtpërsëdrejti, dhe pa nevojën e arsye.

Për Didëro, eliminimi i pasioneve mund të prodhonte vetëm neverinë. Një person pa aftësi për t’u prekur emocionalisht, si për shkak të mungesës së pasioneve apo mungesës së shqisave, do të ishte moralisht monstruoz.

Megjithatë, Iluminizmi pretendonte se ndjeshmëria dhe ndjenja, nuk sollën një refuzim të shkencës. Përkundrazi:individi më i ndjeshëm – personi me ndjeshmërinë më të madhe – cilsohej si vëzhguesi më i mprehtë i natyrës. Shembulli tipik ishte një mjek, i përshtatur me ritmet trupore të pacientëve, dhe me simptomat e tyre të veçanta.

Në vend të kësaj, ishte sistem-ndërtuesi spekulativ, ai që ishte armik i përparimit shkencor – mjeku kartezian që e shihte trupin si një makinë të thjeshtë, ose ata që mësonin mjekësi duke lexuar Aristotelin, por jo duke vëzhguar të sëmurët. Pra, dyshimi filozofik i arsyes nuk ishte refuzim i racionalitetit në vetvete; qe vetëm një refuzim i arsyes në izolim nga shqisat, dhe e distancuar nga trupi i apasionuar.

Në këtë aspekt, filozofët qenë në fakt më shumë të lidhur me romantikët, sesa këta të fundit do të donin të besonin. Përgjithësimi i lëvizjeve intelektuale, është gjithnjë një punë e rrezikshme. Iluminizmi, kishte tipare të dallueshme kombëtare, madje edhe brenda një vendi të vetëm nuk ishte monolit.

Disa mendimtarë, evokuan një ndarje strikte mes arsyes dhe pasionit, dhe privilegjuan atë që merret e mirëqenë mbi ndjesinë, me Kantin si shembulli më i famshëm. Por në këtë drejtim Kanti ishte i izoluar nga shumë, në mos nga shumica e çështjeve kryesore të epokës së tij. Veçanërisht në Francë, racionaliteti nuk ishte kundër ndjeshmërisë, por bazohej tek kjo e fundit. Romantizmi, ishte kryesisht një vazhdim i temave të Iluminizmit, dhe jo një shkëputje prej tyre.

Nëse duam të mbyllim hendeqet e momentit bashkëkohor historik, duhet t’i japim fund pretendimit se vetëm arsyeja e ka shpëtuar botën. E tashmja garanton kriticizmin, por nuk do të bëjë asnjë të mirë në qoftë se bazohet mbi mitin e një të shkuare të lavdishme të disapasionuar, që nuk ka ekzistuar kurrë.

Aeon – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 7 minutash

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog
Para 9 minutash

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje
Para 10 minutash

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asn...

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 26 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.