FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Restaurohet ikona e “Shën Nikolla”, një prej objekteve të çmueshëm të Muzeut “Onufri”

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, ku ambientet e hapura janë të këshilluara sesa ambientet e mbyllura, muzetë janë ndër vendet më të preferuara. Pas një pune dy mujore ka përfunduar restaurimi i një prej objekteve më të rëndësishëm të koleksionit të Muzeut të Ikonografisë “Onufri” në Berat, i ikonës “Shën Nikolla me skena nga jeta” e vitit 1591 me autor Onufër Qipriotin.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, thotë se “ikona e dimensioneve të mëdha është marrë nga kisha e Shën Kollit në Kalanë e Beratit dhe prej vitit 1987 ka qenë e ekspozuar për vizitorët. Tashmë ajo rikthehet me të gjithë shkëlqimin e ngjyrave dhe vlerat që mjeshtri Qiprioti realizoi në vitin 1591”.

Sipas saj, vepra paraqiste shumë problematika, si: degradim të vernikut, plasaritje, abrasion të pelikulës piktorike, gufime, dëmtime dhe mungesë grundi, si dhe depozitime papastërtish të qëndrueshme si: dyll, parafinë, kullime verniku, bojë smalti, bloz, etj. “Pas ndërhyrjes restauruese u arrit rezultati i dëshiruar, duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës. Kjo ikonë sigurisht që pasuron koleksionin e Muzeut Onufri me madhështinë e ngjyrave të dorës së Onufër Qipriotit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, për nder të njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Katedralja është e rindërtuar në vitin 1797 dhe është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas-bizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej mëse 1500 objektesh, pjesë e fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe të qytetit të Beratit, ku 106 objekte janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?