Restaurohet shtëpia e Sali Shijakut, hap debate edhe për vilat e tjera që lidhen me artin

Kjo shtëpi është ndërtuar gjysmën e parë të shekullit XIX, por banorët janë kujdesur për të gjithnjë si të ishte një muze, për nga veprat e artit që mban brenda, por edhe për arkitekturën që përfaqëson, një banesë tipike tiranase që jetësohet jo vetëm nga arti i Sali Shijakut, por edhe nga gjithë dashamirësit e telajove dhe orendive që e bëjnë këtë shtëpi të veçantë.

Kopshti i banesës sot është një kafene, kurse dhoma kryesore e saj është shndërruar në një galeri arti, ku janë ekspozuar veprat e Sali Shijakut. Nga nëntori i vitit 2019, kur tërmeti shkaktoi jo pak dëme, kjo shtëpi muze kishte nevojë për vëmendje. “Ne kemi pasur një problematikë të madhe dhe u desh një ndërhyrje emergjente, ku u dëmtuan edhe veprat e artit, nuk ishte vetëm puna e shtëpisë”, deklaroi Orges Shijaku, djali i piktorit të njohur.

Ndërtesa është rikonstruktuar pjesërisht. “Sot, përfundojmë fazën e parë, pjesa tjetër lidhet me kushtet atmosferike, si pjesa e çatisë. Të gjithë veprat e artit janë rikonstruktuar, dhe tashmë shtëpia ka marrë hijen e galerisë-muze”, deklaroi ministrja e Kulturës Elva Margariti, e pranishme në event. Ky takim me ministren ka sjellë në vëmendje edhe ndërtesa të tjera të lëna në harresë si ajo e Radio Tiranës. “Sa të jem unë ministre, Radio Tirana nuk del nga monumentet e kulturës”, deklaroi Margariti. Nga e njëjta rrugë po punohet edhe për të krijuar një shtëpi muze për Maks Velon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?