Rritje e numrit të vizitorëve në muzeun ”Shtëpia me Gjethe”

Muzeu kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, gjatë muajit korrik ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve. Sipas statistikave të publikuara nga ky muze, ka një rritje me 183% të numrit të vizitorëve dhe të të ardhurave.

”Me kënaqësi vërejmë një rritje me 183% e numrit të vizitorëve dhe të të ardhurave gjatë muajit korrik në muzeun kombëtar të përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, krahasuar me ato të muajit qershor. Jemi ende shumë larg shifrave të vitit të kaluar, por mendojmë se ky është një sinjal pozitiv, në situatën e pazakontë që po jetojmë. 183% më shumë vizitorë në korrik krahasuar me muajin qershor, 183% më shumë të ardhura në korrik krahasuar me muajin qershor. 48% më shumë nxënës e studentë në korrik krahasuar me muajin qershor”, shprehet institucioni.

Sipas të dhënave të publikuara, numrin më të madh të vizitorëve të huaj e zënë francezët. ”52.2 për qind e vizitorëve janë vendas dhe 47.8% janë të huaj. Numrin më të madh të vizitorëve të huaj e zënë turistët francezë, pastaj shqiptarët nga Kosova, por edhe turistë nga SHBA, Italia, Gjermania, Çekia dhe Holanda”. Muzeu ”Shtëpia me Gjethe” është i hapur çdo ditë nga ora 9:00-19:00 dhe deri më 31 gusht bileta kushton vetëm 200 lekë të reja. ndërsa çdo të diel hyrja është e lirë.

SHKARKO APP