RTSH mipritëse Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Shqipëria bëhet mikpritëse e një konkursi krejt të veçantë e të pazakontë për mjedisin tonë muzikor : Konkursit Ndërkombëtar të dirigjientëve. Ka udhëtuar më parë ky konkurs në Itali, Francë , Hungari e të tjerë, në çatitë muzikore më të njohurat e botës. Sigurisht që garancia artistike që jep Orkestra Simfonike e RTSH-së bëri të mundur që RTSH të jetë mikrpritës i një aktiviteti me përmasa shumë të mëdha e që domosdo do të lërë gjurmë në jetën artistike të vendit.

Per kete qellim Orkestra Simfonike e RTSH-së në bashkëpunim me Agjensinë Ndërkombëtare të Artistëve Studiomusica të Hungarisë po punjnë prej kohësh për të realizuar një veprimtari të denjë e prestigjoze , duke qënë në mbështetje të performancës së dirigjentëve që do jenë pjesmarrës nga vende të ndryshme të botës. Në datat 2 deri më 8 mars ky formacion artistik, do të jetë në vëmendjen e publikut artdashës permes kesaj ngjarjeje të veçantë artistike. Pas përfundimit me sukses të fazës së parë konkurruese, në ambjentet ArTurbina në Tiranë do të zhvillohet faza finale e këtij konkursi ndërkombëtar i cili do të konceptohet në formën e koncerteve . E gjitha kjo ngjarje e madhe artistike do të ketë si bazë realizimi : Orkestrën simfonike të Radiotelevizionit publik shqiptar. Ky asset i vyer i këtij institucioni, ka rastin të afishojë edhe një herë aftësitë dhe performancën e lartë artistike, por edhe të dëshmojë se zgjedhja e tij nuk ishte e rastësishme.

Gjatë këtyre ditëve konkurrentët do të prezantohen kryeveprat e muzikës botërore si:

P.I. Tchaikovsky: Serenatë për vargjet në C major op. 48
L. van Beethoven: Overture “Prometeu”
Ë. A. ​​Mozart: Symphony 39 në banesë K 543
G. Rossini: Sinfonia nga “Il barbiere di Siviglia” (Ricordi Edicioni kritik nga A. Zedda)
L. van Beethoven: Symphony n ° 5 Lëvizja e parë, e tretë dhe e katërt
S. Prokofiev: Sinfonia nr. 1 në D major “Klasike” Op. 25

Përzgjedhja e çmimeve fituese do të realizohet nga juria profesioniste ndërkombëtare ku marin pjesë personalitete tëshquara në këtë fushë si: Zhani Ciko (Shqipëri), Kryetar i jurisë, ; Bernt E. Bauge (Norvegji), Kryeshef Ekzekutiv, Bergen Philharmonic Orchestra; Maurizio Cocciolito (Itali), Drejtor Artistik, Solisti Aquilani; Géza Kovács (Hungari), President i Orkestrës Kombëtare të Radios Kombëtare Hungareze; Vittorio Parisi (Itali), Drejtues i Konservatorit Giuseppe Verdi në Milano.

Pas përfundimit të konkursit do të shpallen tri çmime fituese të cilëve do t’u jepet mundësia për t’u prezantuar në koncerte me Orkestrat Simfonike më në zë në Europe si: Orkestra Filarmonike e Bergen (Norvegji), Manila Symphony Orchestra (Filipine), Orkestra e Dhomës Comunidad Valenciana (Spanjë), Orkestra Simfonike e Budapestit MAV (Hungari), Orkestra Simfonike e Lindjes së Largët, Khabarovsk (Rusi).

Në rrugëtimin e saj të gjatë, Okestra Simfonike e RTSH-së ka shumë se çfarë të thotë, por edhe realizimet e periudhës së fundit, janë dëshmi e kërkesës në rritje dhe e përpjekjeve për të qenë adresa artistike ndaj së cilës i referohen të gjithë. Koncertet me Jonian Kadeshën në çelje të stinës koncertore, të pasuara nga sopranoja Ulpiana Aliaj, por edhe ato nën dirigjimin e emrave të mëdhenj të kësaj fushe si Jonathan Bloxham si dhe realizimi i Simfonisë së Skënderbeut nga Aleksandër Peçi, të gjitha brenda një harku kohor prej disa muajsh, dëshmojnë jo vetëm nivel artistik, por edhe sfidë. Kjo sfidë tashmë pasurohet edhe më tej me konkursin e dirigjentëve, i cili në finale do te ketë një vepër madhore siç është “Uvertura Gazmore” e Nikolla Zoraqit

SHKARKO APP