Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samarxhi: Pse pema e Krishtlindjeve duhet të jetë VETËM e gjelbër! Simbolika e Babagjyshit që hyn nga oxhaku që shumë pak e dinë

Kultura E diel, 22 Dhjetor 2019 19:11
Samarxhi: Pse pema e Krishtlindjeve duhet të jetë VETËM e gjelbër! Simbolika e Babagjyshit që hyn nga oxhaku që shumë pak e dinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dhjetori është muaji i shumëpritur për të gjithë ne, për shkak të festave. Krishtlindjet, por edhe Viti i Ri  janë dy nga festat më të dashura, të mezi pritura, por që mes përditshmërisë dhe komercializmit shumë pak dimë për historikun e tyre, se si kanë ardhur tek ne ditët e sotme.

Gazetari, mjeshtër i madh, Ferdinand Samarxhi, i ftuar në Report Tv është ndalur tek historiku i Krishtlindjeve, pse është e rëndësishme pema, por edhe simbolika e Babagjyshit të Vitit të Ri, personazhit më të dashur nga të gjithë ne.

“Krishtlindjet kanë një histori. Vijnë nga larg, shumë kohë më parë. Para se të festohej Krishtlindjet e ditëve të sotme, kremtohej në mënyra të ndryshme dhe pothuajse janë kremtuar shumë të ngjashme me ato të ditëve të sotme. Gjithë popujt Europës i kanë kremtuar para se të lindte Krishti, ditët që kërkonin të larguar ditët e egërta të dimrit. Në atë kohë, nga informacionet që kishin njerëzit mendonin se duke adhuruar e duke u lutur, do të afroheshin më shpejt ditët me diell. Skandinavët festonin nga 21 dhjetori deri në fund të vitit, sillnin trungj të mëdhenj të pemës, që shkërmoqeshin. Kur shkëndijat e trungjeve shpërthenin, ato e quanin fat dhe mbarësi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vetë paganët ishin popujt që i kremtonin këta me devocionet, ku festimi bëhej duke iu drejtuar kultit të të diellit. Me zilka, me lulka. Ajo që deri dje ishte pagane, tani është kthyer në e krishterë. 25 dhjetori njihej në gjithë botë edhe romakët edhe romakët dhe egjiptianët, e njihnin këtë datë. Ata mendojnë që bota ka lindur në 25 dhjetor. Prandaj dhe Kostandini me zgjuarsinë e tij e inkorporoi këtë datë. Ne shqiptarët fenë e kemi parë si një dinjitet të kombit. Që në kohët e lashtë, njerëzit besonin te perëndia Mithra, kudo në botë dhe kishte lindur në një shpellë si Jezusi, me një qingj në krah. Janë shumë elementë që Krishtërimi ka marrë shumë nga parahistoria, elementë paganë. Krishterimi borxhi e para kristianizmit”, tha Samarxhi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pema është një nga elementët më domethënës të festave të fundvitit. Shpesh kemi parë pema të bardha, me nuanca rozë që janë produkt i modernizmit, por ajo është keqinterpretuar. Samarxhi shprehet se ajo duhet të jetë e gjelbër dhe kjo për një motiv shumë të rëndësishëm. Ajo vihet në një kohë kur nuk ka gjelbërim dhe është simbol i shpresës për jetën.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 1 ore
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

“Pema simbolizon shpresën e jetës. Vetë gjelbërimi i pemës është shpresë për jetën, në një kohë kur në dhjetor nuk ka gjelbërim. Pema është që në bibël, kur Adami dhe Eva iu treguan dy pemët në kopshtin Eden ku nuk duhet të hanin, është kryqi i Krishtit. Nuk vihet kot në shtëpi. Pema më e madhe në botë është në Vatikan, 30 m e lartë me elementë të kohës. Nuk janë kot dritat e pemës, po janë dritat e shpresës”, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek Babagjyshi i Vitit, mjeshtri i madh ka zbuluar simbolikën e hedhjes së dhuratave nga oxhaku.

“Babagjyshi, një peshkop në Estoni. Rjedh nga një familje e pasur, ai ishte njeri i mirë, lindur mirësia për të ndihmuar njerëzit dhe shumë popuj e njohin që hyn në oxhaqe. Nga Estonia ka udhëtuar drejt vendeve skandinave, dhe ku gjente derën mbyll ai hynte nga oxhaku. Një burrë kishte mbyllur shtëpinë se kishte tre vajza për t’u martuar dhe nuk kishte. Hodhi ditën e parë qesen me flori për të martuar vajzën e parë, hodhir ditën e dytë qesen me flori për të martuar vajzën e dytë, ditën e tretë e pa që dera ishte mbyllur dhe shkoi nga oxhaku dhe banori i asaj shtëpi kur e pa që kishte dhe për vajzën e tretë, hapi dyert, hapi dritën e jetës. Ka shumë kuptime filozofike, Babagjyshi është sot personazhi më i dashur, është personifikim i festës”, tha ai.

Një tjetër festë të cilën, Samarxhi u ndal të tregonte historinë e saj, është ajo e Hanukah, që festohet sot për të parë në Shqipëri, si simbol i bashkëjetesës fetare.

“Realizohet për herë të parë në Shqipëri. Dhe ata ndjehen të respektuar në Shqipëri, si të gjithë komunitet fetare, Do të festohen me madhështi, pavarësisht gjendjes së vështirë ku ndodhet populli. Do të sjellin mbarësi për kombin tonë, në këto ditë të vështira”, përfundoi Samarxhi.

Në fund, një urim për shqiptarët që festojnë Krishtlindjet në një periudhë të vështirë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Dua t’ju uroj Krishtlindje të mbara dhe të bardha”, ishte urimi i Samarxhi për shqiptarët nga ekrani i Report TV.

Etiketat e lidhura

Ferdinand SamarxhigazetariMjeshter i Madh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 4 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 12 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 14 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 34 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.