Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shaban Sinani: Për librin Muhurri, histori dhe personalitete të Halil Ramës

Kultura E premte, 7 Gusht 2020 10:39
Shaban Sinani: Për librin Muhurri, histori dhe personalitete të Halil Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prof.dr. Shaban Sinani

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përse duhet të lexohet libri i Halil Ramës për Muhurrin, vendlindjen e tij, zonë e përmendur në historinë e vjetër dhe të re të Dibrës?

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem me përshtypjet që më la ky libër gjatë leximit të parë, në daktiloshkrim, me mirësinë e autorit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duhet lexuar sepse (ky libër me 712 Faqe në 17 kapituj) është shkruar me shumë dashuri, deri në tepërim, për dymbëdhjetë katundet e kësaj zone, njëri me histori më të pasur se tjetri; një prej teprimeve më të përligjura në punët e autorësisë, që është një mister, aq mister sa vetë Bāsi, Krijuesi, sipas fjalës së përdorur në librin e parë shqip.

Ismail Kadare, në vitet 1960, kur ishte për studime në Moskë, në poezinë Malli i Shqipërisë shkroi edhe këto dy vargje: Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, Larg atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë.

Dhe ja ku vijmë sakaq tek arsyeja e dytë. Janë me mijëra ata banorë të fshatrave të Dibrës (dhe Muhurrit) që e kanë lënë Itakën e tyre dhe tani ndodhen në kryeqytet e rreth e përqark. Janë kryeqytetas. Janë harruar cilësimet përkeqësuese për ta, janë miqësuar me vendësit e vjetër, siç ka ndodhur gjithnjë me dibranët.

Është një çështje më vete të shpjegohet pse, bashkë me krahina të tjera, u shpopullua edhe Muhurri. Por një gjë është e qartë: një brezi të ri të të shpërngulurve prej andej, në s’u mungoftë sot, një ditë do t’u mungojë vendlindja, historia e familjes, e fisit; do t’u mungojnë varret e të parëve, kishat dhe xhamitë, dasmat dhe ritet tradicionale.

Nuk është traditë në viset veriore të Shqipërisë të shkruhen gjenealogjitë e fisit dhe kronikat familjare. Afërsisht 15 vjet më parë, kur isha ngarkuar të drejtoja rrjetin arkivor të Shqipërisë, shërbimin e dokumenteve për gjenealogji, e kisha zgjidhur me rregullore që të bëhej falas. Atëherë, si të marrin lehtë të dhëna të përgjithshme dhe të njohin të parët e tyre, djemtë dhe vajzat muhurrake, tashmë qytetarë të Tiranës apo Durrësit?

Libri i Halil Ramës është zgjidhja më komode. Sepse është një enciklopedi e gjithë zonës, prej hershmërisë antike deri në kohët moderne, me bëmat dhe gjëmat e saj, pa kritere përjashtuese, duke filluar prej përshkrimit gjeofizik deri tek ai etnografik e historik; mbështetur në kujtesën e shkruar dhe atë gojore.

Besoj se libri do t’i ndihmojë brezat e rinj jo vetëm për të njohur paraardhësit, por edhe kushërinjtë e tyre. Në këtë kohë largësimi ky është një shërbim që meriton nderim.

Lexuesi duhet ta dijë se autori i këtij libri ka lexuar shumë dhe është munduar shumë. Edhe studiuesi mund të përfitojë. Sidomos në kohën e sotme, që pak mundësi ofron që studiuesit shqiptarë të bëjnë ekspedita kërkimore në terren.

Një grup studiuesish rusë të shqipes dhe dialekteve të saj, një dekadë e ca më parë, kanë bërë kërkime dhe regjistrime të folësve të Muhurrit dhe dy vëllime me lëndën gjuhësore të mbledhur janë botuar bashkë me regjistrimet zanore.

Dy dekada të shkuara në Muhurr bënë kërkime studiues bullgarë që kishin interesa shkencorë për zhvillimin historik të identitetit të shqiptarëve.

Libri i Halil Ramës është një iniciativë vetjake, nuk është projekt akademik apo institucional, por burimet që ofron, edhe në mos qofshin të gjitha të vërtetueshme, janë me dobi të veçantë për studiuesit: etnologë, antropologë, dialektologë, folkloristë, edhe historianë po të doni.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 5 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 14 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 23 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 31 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.