Shekspiri në rrugicat urbane të Tiranës

A keni parë ndonjëherë një vepër të Shekspirit xhiruar kështu pas një muri plot grafiti, në një rrugë tërësisht urbane? Mund të jetë një Shekspir i rikonceptuar, por duket intrigues.

Kështu premton të sjellë Teatri Metropol një seri monologësh të klasikut Shekspir. Stafi i teatrit ka zgjedhur thuajse monologët më të njohur të shkrimtarit të madh anglez.

Pandemia i gjeti pa përgatitur edhe skenat teatrale, ndaj krijimet apo premierat ishin të pamundura këto kohë. Për këtë arsye, edhe teatrot nxorën nga arkiva shfaqjet për t’ia ripërcjellë publikut në mediat sociale.

Në kushtet e pandemisë, këto shfaqje të vogla do të përcillen ashtu sikurse edhe shfaqjet e arkivave, në fundjavë. Virtualisht, teatri i kryeqytetit do të sjellë 30 monologë të interpretuar nga 16 aktorë.A2

SHKARKO APP