Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shfaqja “Jul Cezari”, në ambientet e jashtme të teatrit të Shkodrës

Kultura E martë, 1 Shtator 2020 18:23
Shfaqja “Jul Cezari”, në ambientet e jashtme të teatrit të Shkodrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shfaqja teatrore “Jul Cezari” mbrëmjen e së enjtes do të jetë në Shkodër. Vepra e Shekspirit me regji nga Ivica Buljan do të shfaqet në ambientet e kopshtit të teatrit “Migjeni”, në qytetin e Shkodrës. Me veprën e Shekspirit Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” hap dhe sezonin artistik, ku këtë herë do të jetë në Shkodër. Mbrëmjen e datës 3 shtator në orën 20:00 te kopshti i teatrit “Migjeni” do të jetë shfaqja, që tronditi publikun që në premierën e saj në Tiranë disa kohë më parë. Teatri shprehet se e vlerësuar maksimalisht nga kritika, me regjinë e të mirënjohurit Ivica Buljan vjen për t’ju magjepsur. Drejtori i teatrit “Kujtim Spahivogli” Kiço Londo bën me dije se kjo është dhe shfaqja teatrore që e hap sezonin artistik këtë muaj, por në vijim do të jetë dhe në dy qytete të tjera për publikun. “Pas Shkodrës shfaqja do të luhet edhe në Krujë e Elbasan”, bën me dije drejtori i teatrit Kiço Londo. Më datë 6 korrik tragjedia e Shekspirit u luajt nga aktorët në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve në Tiranë, ndërsa me sezonin e ri që nis pas gushtit do të jetë si fillim në qytetin e Shkodrës për artdashësit e teatrit. Vepra teatrore e Shekspirit, me regji nga Ivica Buljan sjell në role aktorët e njohur si Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Ilia Kaçi, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Alert Çeloaliaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Anxhelo Shkreli. Kostumografe në shfaqje është Sofi Kara; skenograf Beqo Nanaj; regji ndriçimi Sonda Trinajst dhe as/regjisor Mateo Dervishaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Teatri dhe vepra

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Më herët në një reagim të tij kur kjo shfaqje pritej të ishte premierë në Tiranë, regjisori Ivica Buljan tha mes të tjerave se kjo pjesë është aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njëjtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngrihet identiteti i Evropës historike. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558- 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë lëvrohen të gjitha llojet e dramatikës me të njëjtin sukses madje pasurohen me elemente të reja. Por kulmin e arrin tragjedia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.