FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkodër, surprizë këngëtarit të “Lules së majit”

Një buqetë dhe një falenderim për këngëtarin që shenjoi këngën simbol të Shkodrës “Lulet e Majit”

Kjo është surpriza që mjeshtrja e këngës shkodrane Mukades Çanga dhe një grup të rinjsh i bënë këngëtarit tashmë 85 vjeçar Gjokë Vata.

Falenderimin të rinjve dhe koleges Çanga ja ktheu me këngë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pandemia i ndaloi shkodranët që këtë 6 maj ta festojnë si ditën e luleve si përherë, por artistët i neglizhuan për disa minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aty këngëtari tashmë në pension dha edhe një mesazh për bashkëqytetarët e tij dhe shqiptarët.

Vata: Mund ta kalojmë, mos të kemi frikë tjetër përveç zotit.

Nuk harron të theksojë se Shkodra pa lulet dhe këngën e saj nuk mund të identifikohet, ndërsa shton se Shqipëria pa Shkodrën do të ishte më e varfër.

Vata: Sikur t’i heqësh Shqipërisë Shkodrën, vendi mbetet lakuriq.

Mjeshtrja e madhe Mukades Çanga e ka përjetuar me emocion këtë takim.

Çanga: Kam një dëshirë shumë të madhe ta dëgjoj. Ai është një hero.

Në Shkodrën e luleve e të këngës, 6 maji është jo vetëm një ditë feste, por edhe mesazhi për ta ruajtur traditën e bukur që familjet e këtij qyteti kanë patur. / Ora News

Ora News - Shkodër, surprizë këngëtarit të “Lules së majit”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?