Shqipëria do të krijojë regjistrin shtetëror të mësuesve të shqipes në diasporë

Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, për krijimin e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhësh shqipe në diasporë.

Ky regjistër do të përmbajë listën e mësuesve, të cilët kanë të drejtë të japin mësim për programin e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë. Gjithashtu aty do të pasqyrohen të dhënat e mësuesve në Diasporë të cilat do të bëhen pas vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, në ministrinë përgjegjëse.

Në bazë të marrëveshjes “Për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”, datë 23.03.2015 ministria përgjegjëse për arsimin gjithashtu do të përgatisë certifikatën për nxënësit që përfundojnë programin e mësimit të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë.

Image
Image

SHKARKO APP