Shqipëria e hapur për të gjithë turistët

Shqipëria është e hapur për të gjithë turistët e huaj, por industria e turizmit do të veprojë në bazë të protokollit anti-Covid gjatë sezonit. Në protokollin e siguruar nga Tv Klan, i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Turizmit detyron të gjitha strukturat akomoduese që të marrin masat anti-Covid.

Për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe vizitorëve në hotele duhet të ruhet distanca deri në 2 m. Maska dhe dezinfektuesi duhet të jenë në dispozicion për vizitorët kundrejt një marrëveshje paraprake mes sipërmarrjes dhe pushuesve. Gjatë përdorimit të ashensorit, maska është e detyrueshme nga turistët.

Sipas protokollit anti-Covid tavolinat në bare, restorante, duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë më shumë se 1 m larg.

Po ashtu masa anti-Covid janë përcaktuar edhe për sipërmarrësit e stacioneve të plazhit. E detyrueshme është dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm çdo ditë, në mënyrë periodike.

Shezlonet duhet të vendosen në një distancë prej 3.5 m nga njëri-tjetri. Në të gjitha stacionet e plazhit duhet të ketë dush dhe dezinfektanë për pushuesit.

 

SHKARKO APP