FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria në Festivalin Ballkanik në Romë, ja filmi me të cilin do përfaqësohet

Në Festivalin Ballkanik që do të zhvillohet nga data 8 deri në 11 tetor në Romë, do të marrë pjesë edhe Shqipëria me dy evente speciale.

Priten të shfaqen vepra të përzgjedhura nga pasuria kinematografike ballkanike me objektivin e njohjes së saj nga ana e publikut italian.

Shqipëria do të përfaqësohet me filmin “Portreti i papërfunduar i Chiara Bellinit”, që rrëfen një histori dashurie në kohën e diktaturës komuniste mes një djali shqiptar e vajzës së një diplomati italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skenarist i filmit është autori Ruzhdi Pulaha, dhe interpretojnë aktori i njohur italian Remo Girone, Marta Gatsini, Victoria Zinny, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jashtë programit do të transmetohet filmi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, një prodhim italo-francez i vitit 1984 e që do të shoqërohet me një bashkëbisedim me regjisorin e tij Luciano Tovoli.

Gjithashtu në kujtim të regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani do të shfaqet filmi i tij i fundit “Liqeni im”, një bashkëprodhim kinematografik i Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Pak javë më parë u mbajt po në “Shtëpinë e Kinemasë”, në Romë Festivali i Filmit shqiptar, i cli u prit sukseshëm nga publiku italian.

Festivalit i Filmit Ballkanik do të mbahet nën rregullat e normativës anti-Covid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?