FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shqiptarët janë ardhacakë”, historiani: Ku është SHISH, Policia, Prokuroria…

Së fundmi historiani Panajot Barka ka botuar një libër i cili ka tërhequr jo pak vëmendjen e lexuesve duke shkaktuar edhe reagime të ashpra ndaj tij për nxitje të urejtjes etnike dhe fetare midis grekëve dhe shqiptarëve. Në një status në facebook historiani, Arben Llalla shkruan se: “Ky është libri i autorit grekofon Panajot Barka i cili nxit urrejtje etnike dhe fetare midis grekëve dhe shqiptarëve”. Llalla e akuzon Panajot Barkën se tenton të hedh hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve, prejardhjes dhe heronjve të tyre. ”Çështja është ku është Akademia, Profesorët, SHISH, Policia, Prokuroria?”-pyet Llalla.

Statusi i plotë:

Ky është libri i autorit grekofon Panajot Barka i cili nxit urrejtje etnike dhe fetare midis grekëve dhe shqiptarëve. Autori grekofon Barka tenton të hedhë hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve, origjinën e tyre si racë e përzier me arabët si dhe dyshime mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Panajot Barka tenton të mohojë çdo gjë të shqiptarëve deri në akuzë se shqiptarët janë ardhacakë që kanë ardhur me osmanët në Ballkan dhe islamizuan grekofonët në Epir.

Swiss Digital Mobile Reklama

Libri i Barkës bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Çështja është Ku është Akademia, Profesorët, SHISH, Policia, Prokuroria? Uroj që Panajot Barka të më hedhë në gjyq për këto që po shkruaj ashtu siç ka hedhur gazetarët gjinokastrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?