Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shuhet ikona e farmaceutikës, Kolec Daja, merr udhën e përjetësisë shërbestari i mirësisë dhe humanitetit

Kultura E mërkurë, 6 Gusht 2025 17:42
Shuhet ikona e farmaceutikës, Kolec Daja, merr udhën e përjetësisë shërbestari i mirësisë dhe humanitetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Ajo buzëqeshja e dritshme dhe zëri i butë, prej sot, nuk do të mund të përçojë më hirin e një mirësie të dlirë, përtej sportelit të xhamtë të Farmaci “Daja”. Burri shtatshkurtër, gjithnjë i veshur me të bardha, me përkujdesin atëror, vështrimin e butë, ka marrë udhën e përjetësisë, duke lënë pas një imazh të gdhendur në dashuri dhe përkujdesje, shembullin e një përkushtimi të shndërruar në mision.

Kolec Daja, një nga figurat më të spikatura dhe më të përkushtuara të farmacisë shqiptare, njeri i mirësisë, i shërbimit dhe i përulësisë njerëzore, i cili për më shumë se pesë dekada i qëndroi besnik një misioni që e konsideronte jo thjesht profesion, por akt dashurie dhe humaniteti, nuk do të jetë më, veçse kujtesë dhe emblemë.

I lindur në Shkodër në vitin 1948, i diplomuar në Fakultetin e Farmacisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1971, Kolec Daja u bë shembull i rrallë përkushtimi në shërbimin ndaj njeriut dhe shëndetit të tij. Nga vitet e para të punës në Pukë, te kontributi në Ministrinë e Shëndetësisë, nga drejtimi i Fu-Farmës deri te themelimi i Farmaci “Daja” në vitin 1997, ai mbeti gjithnjë i palëkundur në parimet e tij: ndershmëri, profesionalizëm dhe dashuri për njeriun.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me themelimin e farmacisë së tij në Tiranë, z. Daja nuk ngriti thjesht një institucion, por vuri themelet e një tradite të gjallë, ku profesionin e trajtoi si mision dhe pacientin si amanet. Farmaci “Daja” u kthye shpejt në një emër besimi, një pikë orientimi për kolegët dhe një strehë shprese për mijëra pacientë ndër vite.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai njihej dhe respektohej veçanërisht për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e përgatitjeve galenike, ku mjeshtëria e tij kombinohej me kujdesin për secilin pacient, duke krijuar formulime të personalizuara dhe duke ruajtur me rigorozitet standardet më të larta farmaceutike.

Figura e Kolec Dajës nuk ishte vetëm profesionale, por njerëzore deri në thelb. Me thjeshtësinë e tij, me urtësinë që e karakterizonte, ai la pas një trashëgimi që shkon përtej barnave, la një kulturë të shërbimit me shpirt, një filozofi të përkushtimit dhe një shembull që do të frymëzojë për breza të tërë.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Sot ndalojnë hapat e një njeriu që zgjodhi të jetonte për të tjerët, për t’u shërbyer, për të ofruar shpresë dhe shërim. Në heshtjen e kësaj ndarjeje, mbetet i gjallë kujtesa për një jetë me vlerë, për një njeri që nuk pushoi kurrë së dhëni nga vetja për të mirën e të tjerëve. Pusho në paqe, Kolec Daja. Mirësia jote nuk do të harrohet.

Etiketat e lidhura

albert vatajKolec Daja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 2 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 2 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 3 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 3 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 23 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 14 orësh

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.