Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:39 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq…. Dje Elisa Spiropali në një status në facebook shkruan ndër të tjera se “Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Solidarizim me pandeminë, sopranoja shqiptare sjell artin në shtëpitë e rumunëve

Kultura E premte, 17 Prill 2020 12:08
Solidarizim me pandeminë, sopranoja shqiptare sjell artin në shtëpitë e rumunëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Entela Binjaku –

Tingujt dhe vargjet e “Luleborës” shqiptare hynë në mëngjesin e 14 prillit edhe në shtëpitë e rumunëve.  “Dëshiroj të sjell pak pranverë, diell dhe dritë në shtëpitë tuaja. Unë jam shqiptare dhe jam soprano”, u drejtohej telespektatorëve në rumanisht Arlinda Morava.

Si pjesëmarrëse në fushatën: “Të flas me gjuhën time”, ajo kishte zgjedhur këtë formë për t´i drejtuar publikut rumun mesazhet e saj në këto ditë të vështira. Këto ditë të tilla prej pandemisë, nën hashtagun “Jemi të aftë” (#SuntemÎnStare) Morava është bërë pjesë e fushatës që synon të ndihmojë qëndrimin në shtëpi të qytetarëve në Rumani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por edhe pse kjo fushatë zhvillohet për  rumanishfolësit, sërish ajo zgjodhi t´u drejtohej me “Luleborën”, një nga këngët më të dashura shqiptare.

Po atë ditë, disa orë më vonë  sopranoja shqiptare përcolli për ndjekësit e saj në median sociale një tjetër projekt muzikor. Në kushtet e mbylljes prej pandemisë ajo  këndonte “Ave Marinë” nën shoqërimin pianistik të (Georgiana Diaconescu) Xheorxhiana Diakoneskut, instrumentiste e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Operetës të qytetit të Galacit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

” Në këtë Javë të Madhe për Ortodoksinë, ju ofrojmë këtë dhuratë të zemrës sonë: “Ave Marinë” shprehej sopranoja e njohur.

Interpretimet nga banesa e saj  kanë qenë të shumta sepse siç shprehet ajo vetë: “artistët nuk rrinë dot pa dhuruar art”. Bashkë me pianisten rumune si pjesë e fushatës “Kultura në shtëpi” menduan të përgatisnin një pjesë muzikore.  Dita kur edhe u punua ky bashkëpunim përkonte me të dielën e shenjtë të Pashkëve, ndaj të dyja artistet menduan këtë hymn për këtë festë të madhe të Krishtërimit.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Për  aranxhimin muzikor të kësaj pjese është kujdesur një muzikant shqiptar, i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, Jusiald Xhani.

Theksojmë se me  pianisten Diakonesku,  Morava kishte bashkëpunuar vite më parë në çelje të një projekti që kishte në qendër vendin e saj të orgjinës, dhe konkretisht për projektin me titull “Shqipëria tokë legjende”.

Sorpranoja Arlinda Morava e ka nisur rrugën e saj muzikore në Bukuresht në vitin 1997. Fillimisht duke ndjekur studimet në shkollën e mesme të muzikës “Dinu Lipatti” e më pas në Konservatorin e Muzikës. Ajo njihet për pjesëmarrjet e saj në ngjarjet kulturore që mbahen jo vetëm në Bukuresht por edhe në mbarë Rumaninë.

Kur një pjesë e madhe e botës është mbyllur, shumë qytetarë janë duke qëndruar në shtëpi.

“Ditët e mia të karantinës nuk kanë qenë aspak të lehta, si për shumë prej nesh. Nga një jetë aktive, me shumë koncerte, me shumë angazhime, nga një jetë e bukur, e zhurmshme, më të mirat dhe vështirësitë e veta, u kthye në një jetë të mbyllur. Në fillim më trembi, por natyra ime krijuese, më erdhi në ndihmë”.

Nëse ditët e para ja kushtoi punëve të shtëpisë dhe gatimeve, me kalimin e  ditëve sopranoja ktheu vështrimin nga pasioni më i madh i saj, muzika sepse siç  edhe vetë pohon: “jeta e saj është arti, muzika dhe se nuk mund të rrijë dot pa të”.

Edhe pse në kushte të pazakonta, ajo vazhdon të mbajë lidhjet me publikun  e saj tashmë televiziv. Si e ftuar e  programeve të  ndryshme në televizionet rumune ajo ka kënduar dhe përcjellë mesazhe mbështetëse ndaj çasteve të vështira që njerëzimi po kalon.

“Me  zemër jam pranë të gjithëve që i dua, por fizikisht jam larg tyre. Nëpërmjet muzikës arrij të përcjell të gjithë dashurinë që kam për ta”, shprehet ajo.

Në videon që po qarkullon në këtë javë të Pashkëve shihet edhe logoja e “Rotary Club” të Bukureshtit. Arlinda Morava është anëtare e kësaj organizate që ka ekzistuar që në kohën e Mbretërisë dhe gëzon një reputacion të gjerë në shtetin rumun. Në këtë organizëm bamirës bëjnë pjesë njerëz të rëndësishëm  dhe me ndikim në shoqëri si nga pikëpamja e statusit ekonomik ashtu edhe nga pikëpamja e nivelit kulturor. Në kohën e regjimit komunist kjo organizatë u ndalua të veprojë por e rinisi aktivitetin në vitin 1990. Gratë janë bërë pjesë e këtij klubi në vitin 2000.  Si  anëtare e këtij organizmi Morava shprehet me krenari se ndjehet e privilegjuar si e para shqiptare pjesë e këtij klubi botëror që ka në themel humanizmin dhe bujarinë.

Duke ju rikthyer aktivitetit të saj artistik një ndër aktivitetet ku është edhe firma e saj është  Festivali  “Muzeikorum” (Museicorum) një aktivitet që ka ngjallur mjaft jetën muzeale të kryeqytetit rumun.  Festivali i Muzikës së Dhomës “Muzeikorum”organizohet nga Bashkia e Bukureshtit. Në dy edicionet e fundit Arlinda Morava ishte Drejtore Artistike e tij duke e zgjeruar larminë e muzikantëve pjesëmarrës edhe me instrumenistë nga Tajvani, Koreja, Serbia etj. Kjo ishte një arritje për një artiste të huaj që për herë të parë  arrinte të merrte drejtimin artistik të këtij aktiviteti të rëndësishëm. Vitin e kaluar ky  aktivitet, ju bashkëngjit Festivalit Ndërkombëtar “Xhorxhe Enesku”, tashmë një emblemë e jetës kulturore rumune. Kjo ishte sërish një risi dhe do të mbetet në historinë e Festivalit “Muzeikorum”  si  hera e  parë që ky organizim ju bashkua një aktiviteti prestigjoz siç është edhe Festivali “Xhorxhe Enesku”.

Arlinda shprehet se prej vitesh bashkëpunon me muzikantë shqiptarë, nga më të njohurit që edhe gjatë këtyre ditëve kanë përcjellë mesazhe të forta për publikun shqiptar. Duke përmendur emra të spikatur si violinistin e njohur Lorenc Radovani, pianisten e talentuar Klejda Tare apo edhe kuintetin e pagëzuar me emrin “Albania”, ajo shpreh vlerësimin për bashkëpunimet me ta.

“Disa nga këta artistë i kam pasur të ftuar në Rumani dhe kemi dhënë koncerte të shumta. Jam ndjerë shumë krenare që i kam pasur pjesë të Festivalit “Muzeikorum”, Drejtore Artistike e të cilit kam qenë dy vitet e fundit. Nata e  instrumentistëve shqiptarë ishte një sukses i madh”.

Por nëse të gjitha këto aktivitete zhvillohen në shtetin rumun, i drejtohen publikut vendas, identiteti i shprehur shqiptar i sopranos nuk ka lënë mënjanë edhe publikun në Shqipëri. Në fillimet e këtij muaji të vështirë, nga shtëpia e saj në Bukuresht sopranoja Morava interpretonte disa nga pjesët më të njohura të repertorit lirik.

“Pas furtunës do të lindë dielli” ishte edhe një nga shprehjet më frymëzuese të sopranos që dy javë të shkuara i drejtohej  publikut në vendin e  saj, ndërsa fliste për një nga televizionet shqiptare.

Sopranoja Arlinda Morava, është njëherazi edhe Atasheu Kulturor i vendit tonë në shtetin rumun.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 14 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 22 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.