FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sonte Shqipëria performon në Eurovision, ja si mund të votoni

19 shtete do të performojnë sonte në orën 21:00 në gjysmëfinalen e Festivalit të Eurovisionit. Shqipëria, e përfaqësuar nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” do të jetë e treta në renditje.

Shtetet e tjera që do performojnë janë Azerbajxhani, Islanda, Belgjika, Republika Ceke, Lituania, Izraeli, Belarusi, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për natën finale që do jetë mbrëmjen e së shtunës. Kështu pjesa tjetër do i japë fund eksperiencës sonte. Le të shpresojmë që Shqipëria do arrijë në finalen e madhe dhe pse jo të triumfojë në Festivalin Ndërkombëtar të Këngës. Gjithçka varet nga votimi që do jetë i hapur për 15 minuta, pasi të gjitha shtetet kanë përfunduar performancën. Duhet të keni parasysh që të dërgoni mesazh në kodin që do të jepet gjatë transmetimit LIVE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?