Speciale/ Viti artistik i TKOB në 2019, Zana Çela: Është rritur audienca dhe niveli artistik
Megjithëse pa shtëpinë e tyre, trupa e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhuron emocione të mëdha për publikun artdashës.
Nëse ka qenë dikush që mendonte se spektatorët e TKOB do të pakësoheshin pas mbylljes së godinës së saj, sot e vërteta është ndryshe.
Drejtorja e TKOB, Zana Çela, thotë se numri i spektatorëve është rritur tre herë më shumë që nga 2016.
Gjithashtu kjo trupë ka shtuar edhe numrin e shfaqeve premierë. Vetëm për vitin që lamë pas janë ngjitur në skenë 43 shfaqje.
Shikoni videon e speciales së plotë të përgatitur nga gazetarja e RTV Ora, Anxhela Celibashi.