Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:19 Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur si pikënisje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teatri Kombëtar Eksperimental, Vin Bejleri me një vepër për korsinë e balenave

Kultura E martë, 25 Shkurt 2020 19:21
Teatri Kombëtar Eksperimental, Vin Bejleri me një vepër për korsinë e balenave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drama “Miss Julie” vepër e autorit August Strindberg vjen premierë, me regji nga Kiço Londo në skenën teatrore për publikun. Mbrëmjet e datave 29 shkurt dhe 1 mars është premiera e radhës e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahiviogli”. Me regji nga Londo, në sallën Eksperimental te “ArTurbina” drama luhet nga aktorët Laura Nezha, Vin Bejleri dhe Adriana Tolka. E njohur me aktivitetin e saj në teatër, aktorja Laura Nezha vjen në skenë si Miss Julie. Me role të ndryshëm në shfaqjet që janë vënë në skenë, këtë herë është protagoniste në dramën e autorit të njohur August Strindberg. Regjisori Kiço Londo shprehet se me këtë shfaqje spektatori do të shohë një Laura Nezha, në rolin e një tunduese të devotshme. “Ajo me forcë ushtron pushtetin e saj ndaj shërbëtorit të babait. Julie e Laurës ka një dëshirë mazokiste për rrënimin e saj. Rënia e saj është e pashmangshme. Në ëndrrën e saj ajo shkon “drejt e në tokë” për të gjetur paqen. Ky mazokizëm i vërtetë dhe i thellë i Nezhës e bën Julien të vështirë dhe tërheqëse”, shprehte regjisori Kiço Londo. Skenograf në vepër është Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara dhe as/regj: Olgert Mataj dhe Ana Kuqo. Në skenën teatrore shqiptare janë vënë pjesë të ndryshme teatrore të August Strindberg, që janë mirëpritur nga publiku. Me dramën “Miss Julie” regjisori Kiço Londo sjell një tjetër premierë në aktivitetin e tij artistik, këtë herë shkruar nga August Strindberg. Pas disa veprave të suksesshme, që janë vënë në skenë nga ky teatër dhe në role kanë qenë aktorë të njohur që kanë marrë duartrokitjet publikut, premiera e radhës luhet nga Laura Nezha, Vin Bejleri dhe Adriana Tolka. August Strindberg lindi më22 janar të vitit 1849 në Stockholm. Ishte një shkrimtar suedez me shumë rëndësi në letërsinë e këtij vendi. Për gati katër dekada ai dominoi në letërsinë suedeze. Vepra e tij ndahet në dy lëvizje letrare; natyralizëm dhe ekspresionizëm. Në përgjithësi shkrimtari konsiderohet si pionier i gjuhës suedeze, pasi ishte shumë produktiv dhe nismëtar në shumë zhanre. Shumë libra të këtij autori klasifikohen si klasike në literaturën suedeze. August Strindberg vdiq më 14 maj të vitit 1912.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Drama në skenën e teatrit

“Miss Julie” e TKE është një përshtatje e regjisorit Kiço Londo midis seksit dhe vdekjes, pasurisë dhe punës, bukurisë dhe rrëmujës. Julie e vetmuar dhe demoniake (Laura Nezha), është plotësisht e vetëdijshme për bukurinë dhe pozitën e saj shoqërore. Jean (Vin Bejleri) me trup të palestruar, është karrocieri zezak i babait të Julie dhe njëkohësisht i dashuri i shërbëtores braziliane, Kristine (Adriana Tolka). Ata bëjnë një trekëndësh mahnitës të gjendjes dhe forcës që vazhdimisht zhvendoset midis tyre. Midis Julie dhe Jean ka shumë nxehtësi, që ata t’i rezistojnë njëri-tjetrit. Të dy janë pengje të situatës sonë dhe kjo është e tmerrshme. Julie, një plaçkitëse qëllimi me anë të privilegjit, gjithmonë në kërkim të një diçkaje tëre, e hedh vështrimin mbi Jean, një i ri ambicioz. Ata komplotojnë të ikin bashkë larg dhe të hapin një hotel. Fatkeqësisht të dy e kuptojnë, që një diçka e tillë do të ishte e pamundur. Duke u ulur në nivelin e shërbëtoreve, Miss Julie e gjen veten pa asnjë shpresë për të ardhmen e saj.Bukuria dhe vdekja ndeshen gjithmonë në betejën e saj të brendshme. Asnjë privilegj nuk e mbron dot nga vdekja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 9 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 26 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 49 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 56 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.