Teatri Kombëtar i Kukullave shkon në Lezhë, shfaqja Smërfët dhe Gargamela ndiqet me interes
Kultura E Mërkurë, 27 Gusht 2025 17:07
Teatri Kombëtar i Kukullave ndaloi në qytetin e Lezhës për më të vegjlit. Sheshi Gjergj Kastrioti u shndërrua në skene të hapur, ku fëmijët u argëtuan dhe përjetuan emocione të shumta përmes interpretimit të aktorëve. Me shfaqjen “Smërfët dhe Gargamela”, aktorët e teatrit sollën në skenë personazhe shumëngjyrëshe dhe histori plot fantazi, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të vegjlit.
KOHA JONË SONDAZH

