Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“The Times” shkruan për Butrintin: Me një goditje, Virgjili e vuri në hartën e botës!

Kultura E diel, 26 Shtator 2021 00:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Faqja britanike “The Times”, ka botuar një shkrim me titull “Gërmimet zbulojnë të shkuarën greke të qytetit antik shqiptar”. Shkrimi i plotë është si më poshtë.

“Për dekada të tëra, qyteti i lashtë i Butrintit në bregun jugor të Shqipërisë ka qënë i dukshëm, por i pavizitueshëm nga banorët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Madje, vetë shqiptarët duhet të merrnin një vizë të brendshme për të arritur atje, në gadishullin buzë liqenit, fare pranë kufirit grek.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tashmë, arkeologët janë zhytur në thellësitë e tij nënujore dhe kanë zbuluar prova qëkur Bouthroton u themelua më shumë se 2,700 vjet më parë, si një koloni greke e Korintasve.

‘Butrinti i ka Virgjilit një borxh të paçmuar. Në poemën e tij ai e dërgoi heroin nga Troja, Enean, të pushonte në Butrint gjatë rrugës për të gjetur Romën. Me një goditje, Butrinti ishte në hartën e botës’, tha Richard Hodges.

Virgjili pohoi se Butrinti ishte themeluar nga Helenusi, djali i mbretit Priam të Trojës dhe kur romakët e pushtuan në vitin 228 p.e.s. ishte një qytet i begatë me mure të larta, kishte një teatër dhe një vend të shenjtë në nderim të zotit Asklepios.

Pas rrëzimit të Romës, Butrinti pësoi mjaft disfata dhe ra në duart e Bizantit, bullgarëve, normanëve, venedikasve dhe francezëve, përpara se të bëhej pjesë e Perandorisë Osmane në vitin 1799.

Megjithatë, Butrinti nuk u harrua kurrë.

Lidhjet e këtij qyteti me Virgjilin stimuluan gërmimet e para serioze arkeologjike nga Luigi Maria Ugolini, i cili punonte për qeverinë fashiste të Musolinit në vitin 1928. Por, pas 1944, gërmuesit e huaj u ndaluan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Një vizitë e Nikita Hrushovit në vitin 1945 solli interes të ri nga jashtë.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, Butrinti u bë fokusi i kërkimeve ndërkombëtare, të udhëhequra nga ekipi i profesorit Hodges.

Rrënojat helene, romake dhe mesjetare janë studiuar me një kujdes të veçantë dhe tani, pjesët të cilat shumica e gërmuesve nuk mund t’i arrijnë, poshtë forumit romak kanë dhënë prova lidhur me themelet greke të qytetit, gjatë shekullit të shtatë dhe të tetë p.e.s.

Gërmimet e bëra nga një anëtar i ekipit të Hodgesit, David Hernandez nga Universiteti Notre Dame, kanë treguar se shtresat poshtë forumit Romak shkojnë deri në shtatë metra.

Punonjësit lokalë të cilët profesor Hodges dhe Hernandez kanë trajnuar kanë qenë të aftë të identifikojnë shtresa të ndryshme dhe t’i gërmojnë ato siç duhet.

Disa prej tyre janë tani ‘arkeologë shumë të aftë në fushën e tyre, të gatshëm për të përmbushur çdo detyrë që u jepet’, thotë David Hernandez në Journal Field of Archaeology.

Nga viti 2011 e tutje, pjesë druri dhe sende të tjera organike janë gjetur si: flokë, lëkurë dhe janë zbuluar fara bimësh që datojnë që në shekullin e 7 p.e.s..

Si rrallë ndonjëherë, në pjesën më të lartë dhe më të thatë të qytetit janë zbuluar sende nga jeta e përditshme, dëshmi nga ndërtesa masonerie, trotuare me mozaikë dhe vende të shenjta prej guri.

Mes gjetjeve ishin dhe plugje druri me moshë 2,300 vjeçare.

Butrinti u kufizua nga fusha pjellore e Vrinës, ku fermat u pasuan nga një varg vilash të fortifikuara. Ekonomia vendase kombinonte agrikulturën me peshkimin në Liqenin e Butrintit dhe ngushticat e Korfuzit.

Profesor Hodges thekson se ndërkohë që Butrinti i përkiste Mesdheut dhe ishte fillimisht një vend detar, gjithashtu ishte i lidhur me komunitetet bregdetare të Adriatikut e zonat e thella në lindje.

‘Vendndodhja e Butrintit e mbrojti atë nga të këqijat e zhvillimit të turizmit pas luftës’, shton Profesor Hodges.

‘Tani, arkeologët shqiptarë duhet të ngrenë kokën dhe të rishkruajnë historinë e Mesdheut. Nëse e bëjnë, gurët e brishtë dhe të përjetshëm të Butrintit do të vazhdojnë të rezistojnë’, thotë ai.” /Tema/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 5 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 5 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 8 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 7 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.