TKOB shfaq të premten koncertin “Ballkoni i Romancave”

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit shfaq të premten, datë 6 nëntor, koncertin “Ballkoni i Romancave” me pjesë të përzgjedhura nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë.

Kjo mbrëmje do të sjellë para publikut një sërë romancash të cilat kanë vite që nuk janë interpretuar. Këto krijime janë nxjerrë nga arkiva e TKOB për t’i ardhur publikut si një buqetë  tërësisht shiptare. Nëpërmjet këtij programi dhe vendosjes në ballkonin e Teatrit, garantojmë një mbrëmje të veçantë.

Bashkëlidhur gjeni programin e koncertit:

Mbrëmja e të premtes vjen me një program shumë të veçantë në TKOBAP. Kuarteti i harqeve, pianistët dhe solistët lirikë të TKOB sjellin pranë publikut romancat më të bukura nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë. Këto romanca, që nuk janë interpretuar prej vitesh, kësaj here vijnë në një format të veçantë. Një koncert që mbahet në ballkonin e Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilin artdashësit mund ta ndjekin nga çdo cep i sheshit Skënderbej.

Në program:

Çesk Zadeja

Humoresque

Kuarteti i harqeve i TKOB

Gëzim Bulçari (violinë), Hilda Çekani (violinë), Flobens Zyma (violë), Gëzim Hysi (violinçel)

***

Tonin  Harapi

Duart e nënës

Mezzosoprano: Ivana Hoxha

Piano: Herta Cane

***

Limos Dizdari

Hëna mbi plepa

Bass: Xhieldo Hyseni

Piano: Herta Cane

***

Endri Sina

Dy kupa

Soprano: Renisa Laçka, Dorina Selimaj

Piano: Ingrid Pulizo

Violinë: Gerd Cinxo

***

Vangjo Nova

Moj e bukura në krua

Soprano: Shpresa Beka

Piano: Herta Cane

Zamir Këlliçi

Dimër

Soprano: Ramona Tullumani

Piano: Ingrid Pulizo

***

Limos Dizdari

Elegji për Luigj Gurakuqin

Tenor: Denis Skura

Piano: Herta Cane

***

Pëllumb Vorpsi

Pellgu është tharë

Mezzosoprano: Ivana Hoxha

Piano: Herta Cane

***

Limos Dizdari

Fjalët e qiririt

Kuarteti i harqeve i TKOB

Gëzim Bulçari (violinë), Hilda Çekani (violinë), Flobens Zyma (violë), Gëzim Hysi (violinçel)

***

Vangjo Nova

Si margaritar

Bariton: Armando Likaj

Piano: Ingrid Pulizo

***

Gazmend Mullahi

Sonet pranveror

Soprano: Renisa Laçka

Piano: Ingrid Pulizo

***

Tonin Harapi

Ti je si deti

Soprano: Shpresa Beka

Piano: Herta Cane

 ***

Dritan Lumshi

Për ty një mall

Soprano: Eva Golemi

Piano: Etrita Ibrahimi

***

Limos Dizdari

Bylbyli

Tenor: Armaldo Kllogjeri

Piano: Ingrid Pulizo

***

Pjetër Gaci

Ekstazë pranverore

Soprano: Dorina Selimaj

Piano: Ingrid Pulizo

***

Zef Çoba

Kjo shtëpi me ballë në erë

Bariton: Armando Likaj

Piano: Ingrid Pulizo

***

Feim Ibrahimi

E la tua veste è bianca

Soprano: Eva Golemi

Piano: Etrita Ibrahimi

Violonçel: Jona Çegrani

SHKARKO APP