Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

U botua numri i pestë i “Akademisë”

Kultura E premte, 24 Shtator 2021 18:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Numri i pestë i revistës për kulturë, gjuhë dhe media, “Akademia”, i më të madhes revistë kulturore në Kosovë, ka dalë nga shtypi këtë të mërkurë dhe nga dita e nesërme mund ta gjeni në redaksinë e gazetës “Epoka e re” dhe në librarinë “Artini” në Prishtinë.

Në këtë numër të revistës hapësirë më e madhe i është lënë poezisë. Janë botuar në këtë numër dhjetëra poezi nga autorë suedezë, francezë, anglezë, gjermanë, italianë, sllavë, turq, shqiptarë etj. Por, përpos poezi, janë botuar edhe intervista, ese, letra, recensione, drama, analiza sociale, mediatike, kulturore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Revista prej 565 faqesh nis me një paraparathënie shkruar nga botuesi, i cili tregon për iniciativën dhe për nevojën e botimit të kësaj reviste dhe vazhdon me një parathënie shkruar nga redaksia e revistës, në të cilën prezantohen synimet e deritashme dhe ato të ardhshme të anëtarëve të redaksisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë numër të revistës janë përfshirë dy intervista, një e realizuar me Haruki Murakamin nga shkrimtarja Deborah Treisman dhe një tjetër e realizuar me Milan Kunderën nga gazetarja Olga Carlisle, në të cilat këta dy shkrimtarë, ndër më të mëdhenjtë e letërsisë së përbotshme, flasin për veprat e veta, për procesin e shkrimit të tyre, për dëshirat dhe pëlqimet, për të metat dhe për veçoritë e disa prej veprave, njerëzve dhe kafshëve që pëlqejnë.

Po në këtë numër të revistës, me rastin e 65-vjetorit të lindjes, është realizuar edhe një intervistë me shkrimtarin Adem Gashi nga Berat Armagedoni, në të cilën Gashi rrëfen për jetën e vet, për veprat e veta dhe të shkrimtarëve të tjerë nga Kosova, për punët dhe për punërat e disa institucioneve e të disa “studiuesve” që krekosen me thirrjet shkencore e me librat e vet shkencorë, të cilëve Gashi ua përmend të metat një nga një.

Së këndejmi, në këtë numër të revistës është botuar edhe një letër e Tiziano Terzanit dërguar Oriana Fallacit, një letër e John Lennonit dërguar Yoko Onos, një letër e Frida Kahlos dërguar Diego Riverës, një letër e John Keatsit dërguar Fanny Brawnes, një letër e Rainer Maria Rilkes dërguar një poeti të ri i cili i kërkon ndihmë për t’u bërë poet, një letër e Albert Camus për mësuesin e vet.

Në rubrikën eseistikë është botuar një ese e gjatë e stilistes Susan Sontag “Mbi stilin”, një ese e publicistit Agron Shala për “dashurinë dhe dashamirësinë” e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë për Amerikën.

Në rubrikën kritikë/recensione janë botuar disa këndvështrime për vepra letrare nga Resmije Kryeziu, Albin Mehmeti, Hajdin Morina, Irena Gjoni, Majlinda Zorba.

Në rubrikën e prozës, për herë të parë në gjuhën shqipe, është përkthyer dhe botuar kapitulli i dytë (të parin e gjeni në numrin pararendës të revistës) i romanit të shkrimtarit francez Gustave Flobert, “Buvar dhe Pekyshe”, një tregim i Charles Bukowskit, një tregim i shkrimtarit turk Aziz Nesin, një mbresë nga Michael Schmidt-Salomon dhe Lea Salomon, një tregim i ripunuar nga Gazmend Bërlajolli, një nga Shpëtim Selmani dhe një
nga Bujar Meholli.

Në rubrikën e poezisë janë botuar poezi nga: Leonard Cohen, Neeli Cherkovski, Michael Mcclure, Gregory Corso, Charles Bukowski, Erich Fried, Pol Elyar, Charles Baudelaire, Stefan Simić, Danilo Kiš, Anna Bagriana, Ivan Gundulić, Jevrem Brković, Miroslav Krleža, Phil Bosmans, Roman Skiba, Šuri Grigorjevu, Tadeusz Rózewicz, Jacques Prevert, Bertolt Brecht, Orhan Veli Kanik, Andrew Singer, Enzo Santese, Marina Torossi Tevini, Erik Axel Karlfeldt, Harriet Löwenhjelm, Nils Ferlin, Karin Boye, Harry Martinson, Artur Lundkvist, Solveig von Schoultz, Ebba Lindqvist, Maria Wine, Elsa Grave, Sonja Åkesson, Tomas Tranströmer, Bodil Malmsten, Göran Tunström, Eva Ström, Bruno K. Öijer, Göran Sönnevi, Iliaz Bobaj, Linditë Ramushi Dushku.

Në rubrikën e dramës është botuar, për herë të parë, një dramë e dramaturgut Haqif Mulliqi.

Në rubrikën e gjuhës është botuar një studim gjuhësor i studiuesit të gjuhës Qemal Murati dhe një i profesor Ragip Gjoshit.

Në rubrikën e medias është botuar një studim i teoricienit dhe studiuesit kroat të mediave, profesor Stjepan Malović, dhe një studim nga Shpresë Mulliqi për rëndësinë e fotogazetarisë në kohën e luftës në Kosovë.

Në rubrikën reportazhe janë përkthyer dhe botuar për herë të parë në gjuhën shqipe pesë reportazhe të Ernest Hemingwayt dhe një reportazh i publicistit Agron Shala për një nga fshatrat e bukur të Korçës.

Në fushën shoqëria është botuar teksti i profesor Sabri Kiçmarit për filozofinë dhe etikën politike të Ukshin Hotit. Ndërkaq, në rubrikën e fundit, trashëgimia, studiuesi i trashëgimisë kulturore, Klodian Gjoni, ka shkruar për qytetin antik të Antigonesë.

Për këtë numër të revistës kanë përkthyer: Salajdin Salihu, Fadil Bajraj, Rexhep Maloku,
Gazmend Bërlajolli, Shpresë Mulliqi, Verjon Fasho, Leonora Buçinca, Rrona Jaka, Roland Çipa, Ismet Daci, Ibrahim Kelmendi, Qerim Raqi, Fahredin Shehu, Fatijona Bajraj)

Më poshtë përmbajtja e revistës me tituj të shkrimeve dhe autorë të tyre.

PARAPARATHËNIE 7
PARATHËNIE 13

INTERVISTA

Flet Haruki Murakami
BOTA E PËRTEJME E HARUKI MURAKAMIT 17

Flet Milan Kundera
BISEDË ME MILAN KUNDERËN 35

Flet Adem Gashi
NUK I GJEJ ILAÇ PANDERSHMËRISË SË PUSHTETARËVE 45

LETRA

TIZIANO TERZANI
LETËR PËR ORIANA FALLACIN 65

JOHN LENNON
LETËR DASHURIE PËR YOKO ONO 75

FRIDA KAHLOS
LETËR DASHURIE PËR DIEGO RIVERËN 79

JOHN KEATS
LETËR DASHURIE PËR FANNY BRAWNE 81

RAINER MARIA RILKE
LETRA PËR POETIN E RI 83

ALBERT CAMUS
LETËR PËR MËSUESIN TIM 87

ESEISTIKË

SUSAN SONTAG
MBI STILIN 91

AGRON SHALA
ZOTI E BEKOFTË “AMERIKËN”!: 111

KRITIKË/RECENSIONE

RESMIJE KRYEZIU
DHEMBJA INDIVIDUALE, E PËRBOTSHME 121

ALBIN MEHMETI
FAKTI DHE FIKSIONI NË LETËRSI 127

HAJDIN MORINA
“BRITMAT E SHPIRTIT” KA PASURUAR GALERINË E PERSONAZHEVE FEMRA NË LETËRSINË SHQIPTARE 135

IRENA GJONI
GJIN BARDHELA I ARBRESH. ETJA E GURËZUAR, ROMAN QË LË SHENJË TË PATJETËRSUESHME NË LETRAT SHQIPE TË ÇDO KOHE 143

MAJLINDA ZORBA
POEZI E MENDIMEVE DHE EMOCIONEVE NË DIMENSIONIN KOHOR 151

PROZË

GUSTAVE FLAUBERT
BUVAR DHE PEKYSHÉ 160

CHARLES BUKOWSKI
NJË QYTET I MBRAPSHTË 191

AZIZ NESIN
PO SHKOJMË DREJT HUMNERËS 197

MICHAEL SCHMIDT-SALOMON DHE LEA SALOMON
(LAJBNICI NUK ISHTE BISKOTË GJALPI) 201

GAZMEND BËRLAJOLLI
FËLLANZAT 205

SHPËTIM SELMANI
DASHURI NË BEOGRAD 217

BUJAR MEHOLLI
KAMERIERJA AUDARA 229

POEZI

LEONARD COHEN
PSE E DUA FRANCËN 243
ASNJËHERË 244
SHËLBUESI IM 244
BILE EDHE TASH 245
HILEQARI 246
ZBAVITJA 246
SUGJERIME 246
MË FALNI 247
SHKRIMTARË TË TJERË 247
ROSHI 248

NEELI CHERKOVSKI
NJË POEZI PËR PAQEN 249
PARISI I PARË NGA AUTOBUSI 250
ÇDO MËNGJES 251
TË DËSHMUAR DHE TË MALLKUAR 251
NUK E KUPTOJ KËTË 253

MICHAEL MCCLURE
EGËRSIA 255
TASH NDIEJ ERËN E GJYSHES SIME TEKSA AJO MË 256
FANTAZITË E VOGLA 257
FYTYRA E NJERIUT 258
DUKE LEXUAR PATERSONIN ME ZË TË LARTË 258

GREGORY CORSO
HOQA DORË 260
SHUMË PREJ TYRE KANË RËNË 260
NDËSHKIMI VDEKJEPRURËS 260
ARRITJA DERI TE POEZIA 261
CILËSIA E RUAJTJES 262

CHARLES BUKOWSKI
NJËRËS QË E KAM NJOHUR 263
PËR JANEIN 264
ÇFARË HALLI KENI, ZOTËRINJ? 265
FALEMNDERIT 265
ATYRE QË MA BAJNË GAJLEN 266
JETËT NGA KONTEJNERI 267
FILLIM I SHPEJTË 268
ARRATIA 269
RRETH KONFERENCËS SË PEN-it 269
NUK MUND TA DISH 270

ERICH FRIED
SHEMBULL I VOGËL 276
NJË PARAKUSHT SHTESË 276
ÇLIRIMI NGA IDHUJT 277
MARRJA E NËNSHTETËSISË 277
STËRVITJA E MREKULLISË 277

POL ELYAR
DHE NJË BUZËQESHJE 279
E DASHURUARA 279
LAKURIQËSIA E SË VËRTETËS 280
SYTË E SAJ JANË RRATHË DRITE 280
TA THASHË 280
TI DHE VETËM TI 281
AJO NUK DI TË NGREJË KURTHE 282
AJO PËRKULET DREJT MEJE 282
SYTË TANË I ÇOJNË DRITË NJËRI-TJERIT 282
UDHËTIMI I HESHTJES 283

CHARLES BAUDELAIRE
BEKIMI 285
SINESTESI 288
ARMIKU 288
GJARPRI VALLËZUES 289
PENDIM I PASVDEKJES 290
REVERSIBILITET 291
ZËRI 291
LYPËSES KUQALASHE 292
UDHËTIMI 294

STEFAN SIMIĆ
SHKËLQIM DHE TMERR – BEKIM FEHMIU 296

DANILO KIŠ
DASMORËT 300
NESËR 300

ANNA BAGRIANA
ME SYTË E TU 301
DYQANI PËR FËMIJË 301
LIDHJA 302

IVAN GUNDULIĆ
HIMNI I LIRISË 303

JEVREM BRKOVIĆ
VAJZAT E MIA 304

MIROSLAV KRLEŽA
DITË RESH TË KUQE 305

PHIL BOSMANS
THJESHT, TË DUA 306

ROMAN SKIBA
I DEHURI 307

ŠURI GRIGORJEVU
PATRIOTI I RI 308

TADEUSZ RÓZEWICZ
PËR ÇKA DO MË VINTE KEQ 309
KTHIMI 309

JACQUES PREVERT
NUK KËNDOJ UNË 311

BERTOLT BRECHT
PYETJET E NJË PUNËTORI ANALFABET 312

ORHAN VELI KANIK
EJA NË NJË KOHË TË TILLË QË MOS TË JETË E MUNDUR TË HEQ DORË 313

ANDREW SINGER
1934 315
NE DO TË JEMI TË DUKSHËM 316

ENZO SANTESE
TRIESTJA NË DASHURI 317
GUASKA E ZBRAZËT 318

MARINA TOROSSI TEVINI
NJË BALLKON I VOGËL 320
PËR VDEKJEN E NJË VAJZE 321
TREGIME TË KEQKUPTIMIT TË ZAKONSHËM 321

ILIAZ BOBAJ
TI VJEN PËRHERË… 322
PARA VARRIT TË ADEM JASHARIT 323
MOS FOL 323
AI QË JETONTE NË MES TË PASURISË 323
NJERIU VDES KUR S’DASHURON 324
NGA TROJA 324
AI 324
KJO VJESHTË E ARTË ERDHI PËR TY 325
URATË 325
MOHIMI I ATË GJERGJ FISHTËS 326
LOJA E ROBËRISË 326
VARËSJA E RROBAVE 326

LINDITË RAMUSHI DUSHKU
S’DU ME TË TREGU PËR ANDRRAT 327
VEÇ TË DUÉ 328
DRITA JEM… 328
TË DUÉ 329
ME U DJEG ÂMEL 329

DRAMË

HAQIF MULLIQI
KLINIKA E SË KALUARËS 333

POEZI +

ERIK AXEL KARLFELDT
SYTË E TU JANË ZJARR 377
SERENADË 377

HARRIET LÖWENHJELM
MË MERR, MË SHTRËNGO, NGADALË MË LEDHATO 378
SONTE DO TË VDES 378

NILS FERLIN
SI KËNGË POPULLORE 379
NË ERRËSIRË 379
PÄR LAGERKVIST
ANKTHI, ANKTHI ËSHTË TRASHËGIMTARI IM 380
KUSH KALOI PRANË DRITARES SË FËMIJËRISË SIME 380

EDITH SÖDERGRAN
VENDI QË NUK ËSHTË 382
DASHURIA 382

KARIN BOYE
PO, SIGURISHT QË DHEMB KUR GONXHJA BULËZON 384
GJITHÇKA, GJITHÇKA QË KISHA 384

HARRY MARTINSON
ANIARA 386
NATË QERSHORI 387

ARTUR LUNDKVIST
PËRQAFIM 388
DUA T’I JAP FUND 388

SOLVEIG VON SCHOULTZ
GRUSHTI I DOMOSDOSHMËRISË 389
FLUTURAT 389

EBBA LINDQVIST
PROVË PA VLERË 390
RËNIA E IKAROSIT 390

MARIA WINE
TË DASHURUARVE 392
DASHURIA E PËRDITSHME 392

ELSA GRAVE
FËMIJËS SË VDEKUR 394
TË BRAKTISUR 394

ANNA GRETA WIDE
E MENÇURA PËR DASHURINË 396
AVE VERUM CORPUS 396

SONJA ÅKESSON
TË JESH SKLLAVE E BURRIT TË BARDHË 397
NË RREGULL 398

TOMAS TRANSTRÖMER
STACIONI 399
VETMI 399
BODIL MALMSTEN
KJO ËSHTË ZEMRA 401
NJË VIZITË NË NEFERTTITI 403

GÖRAN TUNSTRÖM
NE E PUNOJMË TOKËN SË BASHKU 404
VARGJE PËR LENËN 404

EVA STRÖM
NËNA 406
BURRI ME BARRË 407

BRUNO K. ÖIJER
TI KURRË S’DO TA KUPTOSH 408
UNË KISHA TË FTOHTË 409

GÖRAN SÖNNEVI
ÇFARË NDIKON NË STRUKTURËN E DASHURISË? 410
NJË DITË 413

GJUHË

QEMAL MURATI
UDHËTIM NËPËR FJALORIN E KOSOVËS 417

RAGIP GJOSHI
PËRDORIMI I FJALËVE TË HUAJA DHE DISA HUAZIME TË SOTME NË GJUHËN SHQIPE 455

MEDIA

STJEPAN MALOVIĆ
ÇFARË (NUK) MUNDET GAZETARI? 468

SHPRESË MULLIQI
FOTOGAZETARIA E LUFTËS NË REVISTËN KOMBI 479

REPORTAZHE

ERNEST HEMINGWAY
TË FAMSHËM NË PAQE, DEMBELË NË LUFTË 499
FRANCËS I DUHEN NDËRTUES, E JO LUFTËTARË 502
KRYEMINISTRI MË I FUQISHËM NË PARLEY ËSHTË STAMBOULISKI I BULLGARISË 504
PARTIA FASHISTE TASHMË ËSHTË DHJETËMILIONËSHE 506
RUSËT E KANË VËRSHUAR KREJT PARISIN 507

AGRON SHALA
FSHATI KU “FLENË PERËNDITË”… 509

SHOQËRIA

SABRI KIÇMARI
FILOZOFIA DHE ETIKA POLITIKE E UKSHIN HOTIT 517

TRASHËGIMIA

KLODIAN GJONI
QYTETIT ANTIK I ANTIGONESË SI TIPOLOGJI E QYTETEVE ME AKROPOL 543

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 23 minutash

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 44 minutash

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 50 minutash

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 9 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 11 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 10 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.