“Ujvara”, histori që na bëjnë të besojmë tek fuqia e gruas
Nga Sejdo Harka
Të shkruash për fuqinë e gruas duhet të hulumtosh thellë për historinë e bëmave dhe të jetës së saj të gjallë.E kush tjetër më shumë se publicisti dhe studiuesi Prof.Murat Gecaj,ka bërë për njohjen dhe përjetësimin e jetës së vrullshme të vajzave dhe grave shqiptare,brenda dhe jashtë vendit.Ai ka rreth 5 vjet, që tërë veprimtarinë e tij hulumtuese ja ka kushtuar jetës ,personalitetit dhe shpirtit krijues të tyre.Por ,para se të ndalemi tek skalitja që ky autor i mirënjohur i bën figurës së rrallë të gruas,le të ndalemi shkurt për të treguar se kush është Prof.Dr.Murat Gecaj.Ai ka një jetë të tërë që shkruan e shkruan pa mbarim.Mësimet e para ai i mori në vendlindjen e tij ,në Tropojë.Studimet e larta ai i filloi në Bashkimin Sovjetik dhe i mbaroi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës.Edhe pse mbaroi për mësuesi ,ai nuk punoi asnjë ditë mësues.Pasioni i tij i përhershëm ka qënë publicisttika dhe puna studimore hulumtuese.Prandaj, tërë jetën ja përkushtoi gazetarisë.E filloi këtë profesion të bukur,në një moshë tepër të njomë, në gazetën “Pioneri”,e vazhdoi në gazetën”Bashkimi” dhe e mbylli me gazeten”Mësuesi” ,ku punoi redaktor i saj për mbi 22 vjet me radhë,derisa doli në pension.Mosha e largoi nga puna ,por jo nga pasioni i tij i përjetshëm për publicistikën e gjuhësinë,për artin e letërsinë,për kulturën e pedagogjinë.Aq shumë iu përkushtua”Mësuesit”,sa që kjo gazetë, kur ai doli në pension,botoi me shkronja të mëdha shkrimin “Murati i gazetës Mësuesi”.Ndërsa “Mësusi i Merituar” dhe shkrimtari Bardhyl Xhama, për të karakterizuar tiparet e tij thelbësore,thuri vargjet kuptimplote:”Murat Gecaj nga Tropoja/Burim pena,mjaltë goja”!Krijimtaria e Muratit është sa e gjerë,aq dhe e larmishme.Ai ka shkruar mbi 16 libra.Në brendësinë e tyre gjejmë publicistikë e letersi,udhëpërshkrime e monografi,intervista dhe refleksione,biseda,skica dhe recensione.Protagonistë të këtyre librave janë bërë Shqiperia dhe Kosova,Tirana dhe vendlindja e tij,Tropoja.Historisë dhe kulturës së tyre të rrallë u japin vrull figura të tilla të shquara si Bajram Curri dhe Eqerem Çabej,Bedri Dedja dhe Androkli Kostollari,Nexhmie Pagarusha dhe Vaçe Zela…Tri librat e fundit të këtij autori :“Për ju krijuese”(2015), “Kur flasin zemrat”(2016) dhe “Si ujvarë bjeshke)”,kanë protagoniste kryesor femrën shqiptare,e cila shfaqet si veprimtare e shquar dhe krijuese e rrallë, nënë e bashkëshorte shembullore e me dinjitet të lartë ,që shkëlqen jo vetëm brenda ,por dhe jashtë trojeve tona.Me që për dy librat e parë për gruan jemi shprehur herë tjetër,në këto shënime të shkurtëra do të ndalemi tek libri “Si ujvarë bjeshke”,që ka dalë në qarkullim kohët e fundit.Vetë titutlli i këtij libri ka një kuptim tepër metaforik e intrigues. Ai është ndërtuar mbi bazën e një krahasimi të mangët metaforik dhe të një,paralelizmi të bukur figurativ mes femrës shqiptare dhe ujvarave mahnitëse të bjeshkëve tona.Përmes këtij titulli,sa të drejtpërdrejtë,aq dhe figurativ lexuesi prek si me dorë bukurinë dhe freskinë,ëndrrën dhe lirinë,vrullin dhe kthjelltësinë,elegancën dhe krijimtarinë e femrës shqipetare.Në luftë me injorancën,egërsinë dhe maskilitetin e shoqërisë së sotme,ajo s’ndalet së ecuri përpara vrullshëm,ashtu si ujvarat e bjeshkëve tona.Të shkruash për gruan shqiptare ,do të thotë të shkruash për simbolin e bukurisë dhe të dashurisë,të sinqeritetit dhe dlirësisë,për simbolin e ripërtëritjes , dhe vrullin e punës e krijimtarisë.Në shpirtin e tyre, lartësohen shpresa dhe liria, ëndrra dhe dashuria,guximi dhe besnikëria.Mendja e tyre ka kthjelltësinë e qiellit dhe peshën e planetit,freskinë e ujvarave të bjeshkëve dhe ftohtësinë e burimeve të maleve.Të tilla janëë edhe heroinat kryesore të librit të fundit të M.Gecajt.Ato janë të shumta,si Ermira Babamusta e Behide Hasanaj,Albana Ponari e Saranda Iseni,Luljeta Pashollari e Vjollca Koni,Merita Gjoni e Oltjana Selimaj,Lida Lazaj e Rajmonda Mysliu.Në pamundësi për t’u shprehur për historinë e suksesit të secilës prej tyre,po ndalemi vetëm tek disa nga emrat më të spikatur.Vend të dukshëm në librin”Si ujvarë bjeshke”,zë Ermira Babamusta ,e cila siç thekson dhe autori M.Gecaj,me personalitetin dhe veprimtarinë e saj krijuese është bërë protagoniste kryesore e librit”Zonjat shqiptare me histori suksesi në New York”.Në vitin 2017 ajo është përzgjedhur si një nga femrat e New Yorkut me arritje të jashtëzakonshme profesionale.Prandaj Bordi Amerikan i jep asaj çmiminin Inagural”10 Under 10”. Ermirës i pëlqen poezia dhe matematika,biografia,skenografia,muzika dhe publicistika.Pejakja Behide Hasanaj, e cila punon dhe jeton në Zvicër është shquar,jo vetëm si mbështetëse e zjarrtë e UÇK-së për çlirimin e Kosovës,por dhe për një veprimtari të dendur humane.Është kjo arsyeja kryesore ,që ajo është bërë protagoniste e librit”Një jetë me veprimtari humane”.Në këtë libër shumplanësh ,sa studimor e analitik,aq dhe antologjiko –artistik, gjejmë dhe refleksione nga autore dhe autorë të ndryshëm ,të cilat i përmbledh nën titullin “Miq të librit”.Një vend të dukshëm në këtë pjesë të librit zënë refleksionet e Dr.Fatmir Tereziut për krijimtarinë poetike të shkrimtares së diasporës Zejnepe Adili -Rexhepi.Për kritikun F.Tereziu ,askush më fort se gruaja nuk di të dashurojë sinqerisht.Në analizën e vargjeve të poezisë”Prush i ndezur”, ai ndalet në emocionet që përçojnë tek lexuesi vargjet metaforikë” Si zjarr i fjetur ngulfaten fjalët e ëndrrës/në të përgjumurin shpirt/Dhe sërish ndjej të nxehtat puthje prush”.Shpirti i dashuruar i gruas shpërthen fuqishëm, edhe kur duket se është venitur.Kjo shprehet në vargjet e sinqertë:”…asgjë s’ma shter ëndrrën/as loti i pagjumësisë/as dridhja e trishtimit që më pushton”.Duke gjetur forca tek dashuria,heroi lirik i kësaj poezie kërkon të shuajë mallin,për t’u mbyllur shtigjet vuajtjeve.Vend të dukshëm në këtë libër zënë dhe refleksionet e analistëve e studiuesëve Hysen Ibrahimi e Saranda Iseni për brendinë dhe karakteret e librit”Dhoma 334”.Heroi kryesor i këtij libri është Ziadin Sela ,i cili me qëndresën e tij,triumfon përballë vrasësve të lirisë.Ai ,për të drejtat e popullit të vetë ,”nuk i frigohet askujt”.Është kjo arsyeja, që ky hero karakterizohet me epitet më të bukura:”fjalëshpatë “, “gjuhëzjarr”,”legjendë e gjallë e shqiptarizmit” etj.Me vlera të papërsëritshme shfaqet në këtë libër tregimi i jetuar i krijueses Luljeta Gjosha-Pashollari, me titull”Një aksident tragjik”.Rrëfimi në këtë tregim të lloit të veçantë është një ndërthurje e bukur mes ngjarjes tragjike dhe emocioneve e ndjesive tepër të dhimbshme që autorja u përçon lexuesëve.Në këtë tregim,lexuesi shikon si në një ëndërr të frikshme luftën midis jetës dhe vdekjes.Naracioni është sa i thjeshtë aq dhe dinamik.Fillon me profetësinë e autores,që si në një ëndërr të të çuditshme parandjen ankthin e një ngjëme të llahtarshme.Prandaj,në atë udhëtim tragjik, sikur ta dinte se çdo të ndodhte,nuk lejoi që bashkëshortin ta shoqëronte djali i tyre ,por shkoi vetë. Në këtë tregim ajo shfaqet para lexuesit jo vetëm si një tregimtare e rrallë,por dhe si një nënë e bashkëshorte shëmbullore.Ajo me talentin e saj të veçantë tregon ,jo vetëm se si e mundi vdekjen tragjike të bashkëshortit të saj, Bashkimit dhe plagët e rënda që ajo mori në këtë aksident të rëndë,por dhe se si e vrau varfërinë e shurdhmemecërinë e shtetit ,i cili edhe në këto çaste të vështira të jetës,kur atë e kërcënonte vdekja e uria,nuk i dha as ndihmën minimale për rritjen e tre fëmijëve të saj të mitur ,që i la jetim bashkëshorti i saj,duke e detyruar atë të marë rrugën e emigracionit në Greqi.Në brendinë e këtij tregimi ndjen, jo vetëm erën e lotëve e të dhimbjeve,por dhe buzëqeshjen e fëmijëve ,simbolit të shpresës,të cilët ,atë natë tragjike,duke parë se si vdekja zvarrisej për të rrëmbyer jetën e prindërve të tyre,duket sikur thonë:”Ëndrra juaj e bukur jemi ne,që kur të rritemi do të dimë të vrasim frikën dhe kujtimin e hidhur”.Së fundi mund të themi se Murat Gecaj, me librin e fundit ka mundur ta bëjë më të plotë porofilin poliedrik të femrës së sotme shqiptare.Ajo shfaqet para lexuesëve si një ujvarë e bukur ,që mbjell,ushqen dhe rrit jetën e shpresën e shoqërisë sonë të brishtë.