Home Forum Kurbanët e Al...

Kurbanët e Almës!

1069
0

Nga Redjon Shtylla

Ergesa, Gresa dhe Arditi u bënë kurban i një hakëmarrje të ftohtë të nënës ndaj babait. Historia e Almës, nuk është veç se tronditëse dhe alarm për shoqërinë, por edhe një shkundje se ku jemi dhe sesi po jetojmë. Një veprim i ftohtë i një nëne që mori me vete ata që i solli në jetë. Jo të gjitha vrasjet nga anëtarët e familjes janë kaq tronditëse, edhe pse duhet të jenë.

Babai i Almës flet për dhunën psikologjike që ka pasur 39-vjeçarja që nga momenti kur bashkëshorti i saj, Erdgysti ka nisur një lidhje jashtëmartesore, me një 17-vjeçare. Sipas tij, ajo i ka thënë që fëmijët e saj nuk do që t’i gëzojë dikush tjetër.

Gratë që vrasin gjykohen devijuese. me kartelë dhe gra me probleme mendore. Gruaja që vret është pikërisht ajo që supozohet të mos jetë. Një nga motivet e Almës është hakëmarrja, dhe ajo mesa duket u kujdes që armiqtë e saj të mos qeshin me të, edhe pas vdekjes.

Dhe kjo është një arsye “mashkullore”, si burrat e shqetësuar që shmangin çnderimin. Alma nuk është vetëm një grua që vret, ajo është një nënë që vret fëmijët e saj. Kjo e bën atë tragjike. Kurbanët e Almës, te fëmijët e saj, janë një klithmë e fortë se një situate ku jetojmë Almat në Shqipëri.

Është dashuria apo çmenduria akti që ndërmori Alma? Një nënë nuk vret krijesën e saj, sepse është si një pemë, që çel dhe rritet sipas kujdesit. Por ajo pemë është pjesë e tokës dhe jo e përkatësisë. Alma ka zgjuar një plagë të thellë, të diskutimit, se a vritet për dashurinë?

Muaj më parë fëmijët vranë babain dhe e groposën në kasollen e bagëtive, sot është Alma që u vetëflijua me 3 fëmijët. Çështjet sociale janë kthyer në një heshtje të komunitetit, të shoqërisë dhe të ekranit. Telenovelat ushqejnë këtë frymë të dashurisë që ngjyroset dhe jepet në dramën e së vetmes gjë në jetë.

Ka ardhur koha që të shohim se ku jemi, dhe sesi po ecim përpara, se çfarë është tradhëtia dhe çfarë duhet të bëjë një njeri kur përjeton një gjë të tillë, por që duhet të gdhendet me të madhe, për dashurinë nuk vritet, por jetohet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit