FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet një pensioniste, nën akuzë për 13 vrasje

 Bota njeh vrasës  nga më gjakftohtët dhe të pamëshirshëm, por po njeh se edhe gratë jo vetëm kanë kryer krime, por e kanë mbyllur madje karrierën duke dalë në pension pa rënë në pranga. Tamara Samsonova, një pensioniste nga St. Peterburg, u arrestua nga policia, me dyshimin se ka kryer 13 vrasje në 20 vitet e fundit.

Mediat ruse shkruajnë se të gjitha viktimave të saj, iu është prerë koka ose janë copëtuar.

Dyshimet e para filluan, pasi u gjet trupi i një 79 vjeçareje, i cili u gjet i copëtuar në një pellg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta e përditshme ruse Fotanka, ka publikuar një foto të një gruaje, e cila transporton trupin e një viktime me një qese plastike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas arrestimit të Samsonova, gazeta raporton se policia gjeti prova të krimit në banesën e saj si dhe një ditar të saj, ku tregonte për krimet e fundit.

Fontanka, gjithashtu raporton se ajo është duke u hetuar edhe për 13 vrasje të tjera.

Zëdhënësit e policisë gjithashtu kanë treguar se ajo është e dyshuar edhe për vrasjen e qiramarrësit të saj, i cili kishte marrë me qera një dhomë në aparatamentin e saj në vitin 2003.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?