FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bregu pickohet nga një grerëz, ankohet tek Beqja se nuk ka ultraktorten

Duket se një grerëz nuk është treguar aspak miqësore me deputeten Majlinda Bregu. Kjo e fundit është paraqitur dje në ambientet e Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 në Tiranë për të bërë një ultrakorten për shkak të pickimit nga ky insekt.

Mësohet se deputetja Bregu ka shkuar me “mik” në këtë Poliklinikë, duke shkelur sistemin e referimit. Mirëpo, pavarësisht dëshirës së mirë për t’i shërbyer, Bregu ka hasur në një incident të pakëndshëm. Nuk ka pasur ultraktorten.

Një mungesë e tillë i është dukur skandaloze deputetes, e cila mësohet se është ankuar deri tek ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka reaguar menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, drejtuesja e kësaj Poliklinike, Valdete Malaj shprehet se ultrakorten ka pasur por nuk ka qenë i ekspozuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ultrakorteni ka qenë në Poliklinikë. Madje ne e kemi të shpërndarë në të gjitha shërbimet, te alergologjia, urgjenca, infektivi. Në momentin kur deputetja është paraqitur, nuk ka pasur ultrakorten të ekspozuar sepse sa i është injektuar një pacienti tjetër. Por ka pasur në çantën e urgjencës. Shërbimi i është dhënë me shumë korrektesë. Dhe vetë deputetja është larguar shumë e kënaqur” është shprehur Malaj për “Shëndet+”.

Mungesa të tilla si ultrakorteni, sigurisht që janë të pajustifikueshme. Mirëpo, reagimi dhe shqetësimi i ministrit të Shëndetësisë duhet të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët.

Nëse shteti do të shqetësohej për jetën e qindra fëmijëve të prekur nga kanceri njësoj si për shëndetin e deputetes së pickuar nga grerëza, shëndetësia do të kishte tjetër fytyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?