FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E frikshme, notari noton ngjitur me peshkaqenin (VIDEO)

Një notar ka notuar fare pranë një peshkaqeni në brigjet e Malagas në Spanjë.

Turisti ka qenë në det kur pranë tij u afrua një peshkaqen. I ndodhur në një situatë të tillë, notari ruajti qetësinë, madje iu afrua sa më shumë mundi, vetëm pak centimetra larg.

E gjithë skena u filmua nga miqtë e notarit, të cilët qëndronin mbi një varkë. Peshkaqeni, i cili nuk u duk të përbente kërcënim, u largua i qetë. Për fat të mirë ngjarja kaloi pa probleme. Kjo video është publikuar në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave spanjolle, kjo është hera e tretë që peshkaqenë të tillë filmohen në ujërat jugore të Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta lloj peshkaqenësh janë përshkruar si të padëmshëm për njerëzit, megjithatë policia ka paralajmëruar turistët që të mos afrohen dhe të mos rrezikojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?