E harroi në një dyqan, gruaja gjen unazën e bashkëshortit 47 vite më pas

Në 1973, një adoleshente Debra McKenna rastësisht la unazën e burrit të saj të ardhshëm në një dyqan në qytetin amerikan të Brunsëick Maine.

Por rastësia deshi që ajo ta gjente sërish këtë unazë 47-vite më pas. Ishte një punëtor i cili gjeti në pyjet e Finlandës metalin e varrosur.

McKenna, tashmë 63 vjeç, unzën e humbi në Portland kur ishte student në shkollën e mesme Morse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unaza, e cila kishte disa shkrime të gdhendura mbi të, i përkiste burrit të ndjerë të zonjës McKenna Shawn, e cila ajo e takonte gjatë shkollës së mesme dhe kolegjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shawn i dha të dashurës së tij McKenna unazën përpara se të nisej për në kolegj, por ajo aksidentalisht e la atë në një dyqan. Ajo tha se unaza ishte harruar kryesisht derisa punëtori e gjeti të varrosur tetë inç nën tokë në Kaarina, një qytet i vogël në Finlandën Jugperëndimore.

Çifti qëndruan të martuar prej 40 vitesh deri sa Shawn vdiq në 2017 pas një beteje gjashtë vjeçare me kancerin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?