Hitleri ka jetuar në Brazil deri në moshën 95-së vjeçare

 

Gjithmonë ka interes kur përmendet emri i diktatorit më të madh të kohës, Adolf Hitler. Duket se çdo gjë që keni ditur deri më tani për Hitlerin ka qenë një gënjeshtër e madhe. Ai nuk ka ndërruar jetë në vitin 1945, por vite më vonë, në moshën 95-së vjeçare. Të paktën kështu pretendon tek një libër, i sapo publikuar në treg. Libri quhet “Hitleri në Brazil – Jeta dhe vdekja e tij”. Autorja e librit Simoni Renee Guerreiro Dias, shkruan se Hitleri nuk ka vdekur në vitin 1945, por vdiq në moshën 95-vjeçare, pra shumë vite më pas. Sipas historisë të treguar në libër, Hitleri ka pasur një jetë të gjatë dhe të lumtur, së bashku me bashkëjetuesen e tij. Dëshmitë e shkrimares, janë mbështeten në disa foto, për të cilat tregohet qartë dhe  shihet Hitleri me të dashurën e tij braziliane. Sipas Dias, ai u arratis për në Argjentinë dhe nga aty doli më pas në Brazil, për t’u zhdukur përgjithmonë nga sytë e publikut. Aty raportohet se ai njohu Cutinga-në, një femër të re vendase. Kishte një njeri me emrin Adolf Leipzig i cili jetonte në qytetin e Nossa Senhora do Livramento. Dias beson se ky emër ishte një mashtrim i Hitlerit, i përdorur që të mos zbulohej nga të tjerët. Për t’u siguruar, Dias ka marrë leje për të ekzaminuar trupin e Leipzig për testime të ADN-së. Pasi të dalin rezultatet e saj, bota do të mësojë nëse kjo ishte vetëm një teori apo një fakt i vërtetë. Dias pretendon se kjo veshje ishte veshur nga Hitleri, gjatë arratisjes së tij.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Redjon Shtylla

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?