FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ishte shpallur e vdekur 30 vjet më parë, shfaqet…

Mendohej se ishte vrarë këtu e 31 vjet më parë, por një gjermane ka tronditur opinionin publik pasi u shfaq tani shëndosh e mirë. Petra Pazsitka, nga qyteti Braunschwig në veri, ishte 24 vjeç kur u pa për herë të fundit.

Më vonë një burrë pranoi se e kishte vrarë. Tani ajo është 55 vjeç dhe jeton si zonjusha Schneider në Duesseldorf. Dy javë më parë, shtëpia e saj u vodh dhe ajo thirri policinë, e cila zbuloi identitetin e saj.

Policia bëri të ditur se ajo ka jetuar në qytete të ndryshme me emra fals. Ishte 26 korriku i vitit 1984, kur Petra, që studionte për shkenca kompjuterike, u nis për tek dentisti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ajo nuk shkoi kurrë atje. Për shkak se një vajzë 14 vjeç ishte vrarë në atë zonë, detektivët mendonin se vrasësi goditi sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të marsit 1985, një person u arrestua dhe pranoi se kishte vrarë adoleshenten. Në vitin 1987 ai pranoi se kishte vrarë Petrën. Autoritetet e shpallën të vdekur.

Kjo e fundit nuk pranon të flasë për zhdukjen e saj, por i ka thënë policisë se nuk do të merret fare me familjen e saj. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?