Kujdes! Ja çfarë ndodh me organizmin nëse gëlltisim çamçakëz
Nëse gëlltisni një sasi të madhe çamçakëzi për një periudhë të shkurtër kohore mund të bllokojë traktin digjestiv.
Sipas mjekëve nëse sasia e çamçakëzit është e madhe dhe shumë e ngurtë mund të shkaktojë pothuajse të njëjtat probleme në stomak siç mund të shkaktojë gëlltitja e ndonjë monedhe.
Kjo gjë mund të konsiderohet si më serioze tek fëmijët e vegjël.
Çamçakëzi është i përbërë nga materiale natyrale dhe sintetike. Trupi mund të përthithë materialet natyrale si për shembull ëmbëlsuesit, por nuk mund të tresë çamçakëzin.
Ai mund të kufizojë lëvizshmërinë e zorrëve, por mund të dalë me jashtëqitjen.