Ndryshimi i orës në tetor, Zvicra edhe këtë vit do lëvizë akrepat

Edhe pse thuhej se shumë shpejt pritet se ora do të qëndrojë e njëjta, duket se edhe në këtë vit ndryshimi i orës do të jetë si në vitetet më parë.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-të me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, Bashkimi Evropian, do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore, transmeton albinfo.ch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zvicra dhe shumë shtete evropiane nga e shtuna 24 tetor deri të dielën 25, orët duhet të kthehen nga ora 3 e mëngjesit në 2 e mëngjesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?