FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Etiopi lindin gjashtënjakë

Në Addis Ababa, në Etiopi një grua ka lindur gjashtënjakë. Mediat lokale lajmëruan se gruaja 30- vjeçare me operacion cezarian ka lindur tre meshkuj dhe tre vajza, transmeton AA. Foshnjat peshojnë mes 700 dhe 980 gramë dhe janë në gjendje të mirë. Në gjendje të mirë është edhe nëna e tyre. Foshnjat kanë lindur në spitalin Tikur Anbessa, në Addis Ababa. Sipas të dhënave të spitalit, para tre muajsh kanë lindur pesënjakë. Disa media theksojnë se kjo është hera e parë që lindin gjashtënjakë në Etiopi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?