Në Kosovë zbulohet një lloj i ri i tulipanit

 

Profesorët Fadil Millaku dhe Isa Elezaj, të cilët punojnë në Katedrën e Biologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë zbuluar një specie të re tulipani, të cilën e kanë emërtuar me emrin shkencor “Tulipa luanica (Liliaceae) a neë species from southern Kosovo”.

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (Departamenti Biologji), Fadil Millaku, njëherësh ushtrues detyre i rektorit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe profesori nga UP-ja (Departamenti Biologji) Isa Elezaj, kanë zbuluar një specie të re tulipani të cilën e emërtuan me emrin shkencor “Tulipa luanica (Liliaceae) a neë species from southern Kosovo”, shkruan gazeta “Epoka e re”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo specie e re për herë të parë u zbulua në Pashtrik më 24 maj 2013 në lartësi mbidetare 1 056 – 1 100 m. Punimi u dërgua për votim më 16 shtator 2014 në revistën shkencore Ann. Bor. Fennici, Helsinki dhe u pranua për botim më 27 mars 2015 dhe gjendet online nga data 14 gusht 2015. Në botë, sipas ËCSP (2014), janë të pranuara 90 specie nga gjinia e tulipanëve, nga të cilat në Kosovë kanë qenë të njohura katër lloje. Zbulimi i kësaj specie të re tulipani Kosovën e bën vend të rëndësishëm në aspektin e florës dhe një nga vendet më të pasura në Ballkan me specie tulipani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?