Ngjyra e urinës mund të tregojë nëse jeni infektuar nga koronavirusi

Koronavirusi është një infeksion vdekjeprurës që përhapet lehtësisht. Kolla e thatë dhe e fortë, temperatura dhe ethet e forta janë simptomat që zakonisht paralajmërojnë për infektimin nga koronavirusi, por studimet e fundit tregojnë se edhe nga ngjyra e urinës mund të kuptoni nëse jeni të infektuar.

Ju mund të jeni infektuar nga COVID-19 nësë urina juaj vazhdimisht është e verdhë. Dehidratimi do të mund të jetë sinjal i koronavirusit, paralajmërojnë nga Ohio State University.

Mënyra më e lehtë për të kuptuar nëse jeni të dehidratuar është ta verifikoni ngjyrën e urinës suaj. Nëse zakonisht urina juaj ka ngjyrë më të errët, atëherë me siguri jeni të dehidratuar. Çdo person i cili është i dehidratuar dhe ka vështirësi me frymëmarrjen do të duhej të marrë në konsideratë konsultimin me mjekun. / Marrë nga Express. co.uk/

SHKARKO APP