Njihuni me familjen më të madhe, plot 21 fëmijë

Noel dhe Sue nga Lancashire janë prindër të 21 fëmijëve, duke e kthyer këtë familje në më të madhen në Britaninë e Madhe.

Ata janë prindër të Chris, 31, Sophie, 25, Chloe, 24, Jack, 22, Daniel, 20, Millie, 19, Luke, 19, Katie, 17, James, 16, Ellie, 15, Aimee, 14, Josh, 12, Max, 11, Tillie, 9, Oscar, 8, Casper, 7, Hallie, 4, Phoebe, 3, Archie, 2, Bonnie, 1, si dhe Heidie që ka lindur në muajin prill.

Nëpërmjet disa videove të publikuara familja ka filluar të pasqyrojnë jetën e tyre në rrjetet sociale.  Sue, zbulon se si përgatit ushqimin për fëmijët, si blenë produktet e nevojshme për ta, si i përzgjedhin rrobat.

Vajzat thjesht marrin shportat, fusin brenda tyre gjërat që i duhet dhe unë vetëm paguaj. Ne kthehemi në shtëpi me një grumbull çantash”- tha Sue për medait.

Familja ka dhe shumë fansa. Përdorues të shumtë në rrjete sociale shprehen se ata janë një frymëzim i shkëlqyeshëm për ta dhe se i admirojnë që kujdesen për një numër kaq të madh  fëmijësh.

SHKARKO APP