Pas 5 muaj ndarje, të moshuarit puthen në buzë si dy të rinj

Një çift i moshuar ka pasur një ribashkim emocional pasi kaluan 5 muaj larg njëri-tjetrit në shtëpi të ndryshme për shkak të bllokimit nga koronavirusit.

Polici në pension Peter Foster, 87 vjeç, dhe gruaja e tij Doreen, 91 vjeç, u detyruan të ndaheshin kur Pjetri u diagnostikua gjatë kësaj kohe me limfona dhe rreziku që ai të infektohej me koronavirus ishte tepër i madh, për këtë arsye ai zgjodhi që të qëndronte larg të shoqes këto muaj. Limfona është një kancer që fillon në qelizat luftuese të infeksionit të sistemit imunitar.

Fotografitë e kapura gjatë momentit të ritakimit të tyre në një shtëpi të moshuarish, ishte mjaft emocionuese. Ata sapo kanë parë njëri-tjetrin filluan të përqafohen dhe të puthen si dy të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte shumë e vështirë të mos e shihnim njëri-tjetrin, veçanërisht në mbrëmje. Ne i munguam shumë njëri-tjetrit. Pjetri mbërriti i pari në shtëpi dhe tha që ishte shumë i entuziazmuar kur më pa”, është shprehur Doreen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri vitin e kaluar Peter ishte kujdestari kryesor i Doreen, por në dhjetor shëndeti i tij filloi të përkeqësohej shpejt. Pas pesë muajsh larg njëri-tjetrit ata u ndihmuan nga familja dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të ribashkoheshin.

Doreen dhe Peter u takuan për herë të parë në Hartlepool në fund të viteve ‘50, kur ai ishte një polic i ri dhe ajo ishte një dirigjent në autobusë. Tani ata kanë gjashtë nipër e mbesa.

“Ne kemi pasur një martesë të gjatë dhe të lumtur së bashku, njohim njëri-tjetrin brenda e jashtë, gjithmonë përiqemi t’ja kalojmë mirë së bashku dhe sigurisht që Doreen ka gjithmonë të drejtë”, është shprehur Peter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?